Relationships

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Kur i referohemi bullizmit, përgjithësisht kemi në mendje dhunën fizike. Mirëpo duke qëndruar brenda kësaj kornize, harrohen aspektet e tjera të bullizmit: abuzimi me fjalë, nofkat, gjestet kërcënuese, ofendimet etj. Një fëmijë mund të vuajë nga bullizmi edhe kur nuk shfaq shenja fizike.

Sipas një studimi të Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe Ministrisë së Arsimit, në shkollat 9- vjeçare dhe të mesme, 35% e nxënësve vuanin nga bullizmi verbal. Prandaj edhe specialistët thonë gjithmonë se mënyra më e mirë për të kuptuar fëmijën është vëmendja ndaj detajeve, që në dukje janë të parëndësishme.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Në një artikull të Real Simple, shpjegohen të gjitha rastet që duken të zakonshme, por mund të jenë tregues se fëmija përballet me bullizmin:

Nuk dëshiron më gjërat që më parë i kishte të preferuara.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Kur fëmija humbet interesin ndaj lodrave, ushqimeve, aktiviteteve, pa të cilat më parë nuk ia bëntë dot, tregohuni të vëmendshëm. Ky rast mund të mos jetë 100% shenjë e bullizmit, por duhet marrë në konsideratë.

Mbyll llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Drejtori i Cyberbullying Research Center, Justin Patchin, thotë se kur fëmijët nuk e përdorin më teknologjinë si më parë ose rrjetet sociale, atëherë mund të kemi një shenjë se ai është i prekur nga bullizmi virtual. Dikush që qëndron në Snapchat për orë të tëra, s’mund ta injorojë telefonin gjatë gjithë ditës.

Zihet dhe nuk flet më me miqtë.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Zënkat janë normale, fëmijët ndërrojnë shpesh miqësi. Por lind pyetja: Cilat janë shkaqet? Prandaj duhet biseduar me ta, në mënyrë që të kuptoni shkakun e vërtetë.

Ka “dhimbje” koke, barku, dhëmbi etj.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Zakonisht ndodh që fëmijët të përjetojnë dhimbje fizike, kryesisht të kokës, kur përballen me stresin e bullizmit. Mirëpo ndonjëherë ato janë të shtirura. Pra, kur nxjerrin justifikimin se nuk duan të shkojnë në shkollë, sepse iu dhemb koka, sigurohuni që të mos jenë duke e përdorur si justifikim.

Shprehet se nuk i pëlqen aspak vetja.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Viktimat e bullizmit kanë një mungesë të theksuar vetëvlerësimi; shkojnë deri aty sa besojnë se problemi qëndron tek ata.

Nga viktimë kthehet në “agresor”.

Si ta kuptosh që fëmija të ka rënë pre e bullizmit!

Edhe pse s'duket logjike, ekspertët thonë se vikimat përfundojnë ndonjëherë duke u sjellë keq me fëmijët e tjerë. Nëse vini re se fëmija është agresiv, mundohuni të kuptoni nëse sulmohet apo është sulmuar më parë nga të tjerët.

REELS

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

----si-ta-kuptosh-qe-femija-te-ka-rene-pre-e-bullizmit