Showbiz

Si s’na shkoi mendja! Arjan Konomi s’martohet për një arsye shumë origjinale

Si s’na shkoi mendja! Arjan Konomi s’martohet për një

Jo se vërtet, a s’u është dukur ndonjëherë e çuditshme? Njeh dikë që s’e ke takuar kurrë më parë, i kushton orë e ditë të tëra atij njeriu dhe gradualisht, ky njeri që ti më parë s’e ke takuar kurrë, që s’është as mami as babi dhe as shoku i fëmijërisë, të pushton jetën dhe merr edhe nga paratë e tua.

Kjo është quajtur “mrekullia që bën dashuria”, por jo për Arjan Konomin. Arjan Konomi është gazetar, opinionist në emisionet televizive dhe përfundimisht, një njeri shumë praktik. Ai s’pranon të ndajë jetën dhe pasurinë me dikë që s’e ka njohur kurrë më parë. Thjesht s’i duket e arsyeshme.

Si s’na shkoi mendja! Arjan Konomi s’martohet për një

Gjatë një diskutimi për dasmat tek “Top Show” dje, Hueyda El Saied, mikeshë e Konomit, tregoi se kur një dëshmitare e Jehovait e kishte pyetur atë pse nuk martohet, ai i ishte përgjigjur thjesht:

“Sepse nuk dua të fus në shtëpi një të panjohur që të më marrë pasurinë.”

Prej kohësh, Arjan Konomi ishte tërhequr nga jeta publike duke shijuar jetën në fshatin Vuno në Vlorë, në një shtëpi të vjetër të familjes, me kopsht me fruta dhe perime. Tani është kthyer në Tiranë dhe pritet të vijë me një projekt të ri.

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.