Health

Si ndikojnë "cheat days" në dietën tënde?

Si ndikojnë "cheat days" në dietën tënde?

Ke punuar fort gjatë gjithë javës, ke ndjekur me përpikëri planin tënd ushqimor dhe ashtu si pa kuptuar vjen fundjava - dita kur mendon se e ke fituar të drejtën për të shijuar çdo gjë që ke refuzuar të konsumosh gjatë javës. Por, çfarë po ndodh vërtet me trupin gjatë këtij "cheat days"? A është një shpërblim i merituar, apo një “hedhje poshtë” e gjithë përpjekjeve?

Në fakt, shumë nutricionistë paralajmërojnë se mbajtja e një diete të rreptë gjatë javës dhe konsumimi i tepërt i snacks dhe ushqimeve me shumë kalori në fundjavë mund të ketë efekte të padëshiruara. Një nga problemet më të mëdha me "cheat day" është se shumica e njerëzve e shohin si një “leje” për të ngrënë pa kufij. Në vend që të kontrollojnë porcionet, shumë persona kalojnë nga një ushqyerje e disiplinuar drejt një konsumi të tepruar ushqimi.

Çfarë ndodh me metabolizmin gjatë një "cheat day"?

Një "cheat day" mund të japë ndjesinë se po përshpejton metabolizmin, por e vërteta është më e ndërlikuar. Kur trupi i yt ndjek një dietë të me më pak kalori për disa ditë, ai ngadalëson metabolizmin për të ruajtur energjinë. Pra, është ideja e një dite ku ha më shumë është që të rrisësh përkohësisht kaloritë dhe të “ringjallësh” metabolizmin. Megjithatë, kur e tepron me ushqimin, në vend që të përshpejtosh djegien e kalorive, mund të bësh të kundërtën - të krijosh një “problem” që rezulton në një mbyllje të javës me më shumë kalori se sa mendon.

Shkenca pas dëshirës së tepruar për ushqim

"Cheat day" shpesh përforcon një cikël jo të shëndetshëm të shpërblimit dhe fajit. Pas një vakti të tepruar, trupi prodhon më shumë insulinë për të përballuar sasinë e madhe të sheqerit dhe yndyrave që ke konsumuar. Kjo çon në rënie të sheqerit në gjak më vonë, gjë që të bën të ndihesh i/e lodhur, nervoz/e dhe të rrit dëshirën për më tepër ushqime të shpejta. Në vend që të ndihesh i/e shpërblyer, përfundon duke ndjerë faj dhe zhgënjim.

Alternativa më e zgjuar: Balancë, jo tepri

Në vend që të kesh një "cheat day" ku i lejon vetes gjithçka, mund të zgjedhësh një alternativë më të qëndrueshme: Balancën. Në vend që ta teprosh me konsumin e ushqimeve të preferuara një herë në javë, provo t'i përfshish në porcione të vogla gjatë gjithë javës. Një copë çokollatë të martën ose një pjatë makarona të premten nuk do të ndikojë përpjekjet e tua. Përkundrazi, kjo të ndihmon të ndjekësh një stil jetese të qëndrueshëm dhe të shmangësh ciklet ekstreme të teprimit dhe kufizimit.

A ia vlen "cheat day"?

"Cheat day" mund të tingëllojë si një ide e mirë, por në praktikë, shpesh çon në teprime që prishin ekuilibrin e përpjekjeve të përditshme. Nëse dëshiron të ndjekësh një mënyrë të shëndetshme jetese, sekreti është të ndërtosh një marrëdhënie të mirë me ushqimin, ku asgjë nuk është e ndaluar në mënyrë kategorike, por çdo gjë hahet me masë. Kështu, nuk do të kesh më nevojë për një ditë "shpëtimi", sepse balanca do të jetë pjesë e jetës tënde çdo ditë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How do "cheat days" affect your diet?

Si ndikojnë "cheat days" në dietën tënde?

You've worked hard all week, followed your meal plan meticulously, and just before you know it, the weekend arrives - the day you think you've earned the right to enjoy everything you refused to eat during the week. But what is really happening to the body during these "cheat days"? Is it a well-deserved reward, or a "dismissal" of all efforts?

In fact, many nutritionists warn that following a strict diet during the week and consuming too many snacks and high-calorie foods on the weekend can have unwanted effects. One of the biggest problems with the "cheat day" is that most people see it as a "pass" to eat without limits. Instead of controlling portions, many people go from disciplined eating to overeating.

What happens to the metabolism during a "cheat day"?

A "cheat day" may give the impression that it is speeding up the metabolism, but the truth is more complicated. When your body follows a low-calorie diet for several days, it slows down its metabolism to conserve energy. So, the idea of ​​a day where you eat more is to temporarily increase the calories and "revive" the metabolism. However, when you overeat, instead of speeding up the calorie burn, you can do the opposite - create a "problem" that results in you ending the week with more calories than you think.

The science behind food cravings

"Cheat day" often reinforces an unhealthy cycle of reward and guilt. After a large meal, the body produces more insulin to cope with the large amount of sugar and fat you consumed. This leads to a drop in blood sugar later, which makes you feel tired, irritable and increases the desire for more fast food. Instead of feeling rewarded, you end up feeling guilty and disappointed.

The smarter alternative: Balance, not excess

Instead of having a "cheat day" where you allow yourself everything, you can choose a more sustainable alternative: Balance. Instead of overindulging on your favorite foods once a week, try including them in small portions throughout the week. A piece of chocolate on Tuesday or a plate of pasta on Friday will not affect your efforts. Rather, it helps you follow a sustainable lifestyle and avoid extreme cycles of overindulgence and restriction.

Is "cheat day" worth it?

"Cheat day" may sound like a good idea, but in practice, it often leads to excesses that throw off the balance of daily efforts. If you want to follow a healthy lifestyle, the secret is to build a good relationship with food, where nothing is categorically forbidden, but everything is eaten in moderation. Thus, you will no longer need a "rescue" day, because balance will be a part of your life every day.