Metropolitan

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit shqiptar në Sundance Film Festival

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Sundance Film Festival u shoqërua me disa arritje si kurrë më parë, ku dy filma shënuan sukses të jashtëzakonshëm, “CODA” dhe “Hive”, ky i fundit me regjisore Blerta Bashollin.

“Hive” (Zgjoi) u bë filmi i parë që fiton tre çmimet më të rëndësishme në kategorinë World Cinema Dramatic, që vlerëson arritjet në kinema anembanë botës. Filmi, që tregon historinë e një gruaje të ve nga Kosova e cila frymëzon gratë e fshatit pasi burrat e tyre janë vrarë ose janë zhdukur gjatë Luftës së Kosovës, fitoi Çmimin e Jurisë, Çmimin e Regjisorit më të Mirë dhe Çmimin e Publikut.

“Në fakt, historia ka të bëjë me pasojat e luftës, por historia zhvillohet pas luftës, diku rreth viteve 2005-2006. Mesazhi i përcjellë është mjaft i fuqishëm në këtë rast, pasi kemi këtë grua të suksesshme, burri i së cilës është në mesin e shumë burrave të zhdukur nga lufta në Kosovë dhe tani ajo duhet të punojë dhe të mbijetojë për të mbajtur fëmijët e saj. Kjo rrugë i hedh shumë sfida të cilat vijnë kryesisht nga shoqëria ku ajo është pjesë. Mesazhi i përcjellë ka të bëjë me fuqizimin e një gruaje, e cila jeton dhe është e rrethuar nga një mjedis jo aq miqësor.” -  u shpreh Basholli në një intervistë për Euronews.al në dhjetor të vitit të kaluar, fill pas nominimit në Sundance Film Festival.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit
Blerta Basholli

Në intervistë, regjisorja tha se shpreson që historia e kësaj gruaje të interpretohet në formën që "gratë në Kosovë kanë treguar gjithmonë forcë", në të dy kohët e luftës dhe periudhën e pasluftës, "por fatkeqësisht nuk përmenden dhe nuk mbështeten". “Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet. Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur Kosovës,” u shpreh producenti Ylli Uka.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit
Fahrije Hoti

“Hive” është bazuar te historia e vërtetë e Fahrije Hotit (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila teksa kërkonte burrin e humbur në luftë, filloi një biznes bujqësor në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku dëshira për pavarësi zor se pranohej. "Unë isha e hipnotizuar nga pozitiviteti dhe energjia e saj," është shprehur regjisorja Basholli në një intervistë për BIRN. "Ajo ia doli, pavarësisht të gjitha pengesave me të cilat përballej gjatë rrugës”.

E diplomuar për Regji Filmi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe e specializuar në New York University, Blerta ka realizuar më parë disa projekte, si dokumentarin “Mirror Mirror” apo filmin me metrazh të shkurtër “Lena dhe Unë”, megjithatë suksesi më i madh i saj, për nga vetë rëndësia e Sundance Film Festival, është padyshim “Hive”.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit

Sundance Film Festival, themeluar nga  John Earle, Sterling Van Wagenen, Robert Redford, është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara. Shumë kineastë të njohur e nisën karrierën e tyre pikërisht në Sundance, si Kevin Smith, Robert Rodriguez, Quentin Tarantino, Todd Field, David O. Russell, Steve James etj. Festivali gjithashtu ka shërbyer për të sjellë në vëmendje filma të njohur, një pjesë e të cilëve kanë vazhduar me sukses garën për në Oscars, si “Moonstruck”, “Precious”, “Whiplash”, “Get out” etj. Në vitin 2016, “Manchester by the Sea” u vlerësua dhe mbështet shumë në Sundance Film Festival dhe më pas mori gjashtë nominime për Oscars, përfshirë edhe “Best Picture”. Një vit më vonë, 40 filma u blenë nga distributorët duke përfshirë Amazon, Netflix, Lionsgate dhe Universal.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit
Aktorja Yllka Gashi

Thënë këto, suksesi i “Hive” duket se sapo ka nisur dhe puna e regjisores, producentëve dhe gjithë kastit të filmit, përfshirë aktorët e talentuar si Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi etj. do të vazhdojë të vlerësohet në të tjera festivale ndërkombëtare, pse jo edhe në Oscars.

REELS

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

As never before: The extraordinary achievement of Albanian film at the Sundance Film Festival

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit

The award ceremony at the Sundance Film Festival was accompanied by some achievements like never before, where two films were extremely successful, "CODA" and "Hive", the latter directed by Blerta Basholli.

"Hive" became the first film to win three major awards in the World Cinema Dramatic category, which honors achievements in cinemas around the world. The film, which tells the story of a widow from Kosovo who inspires village women after their husbands were killed or disappeared during the Kosovo War, won the Jury Prize, the Best Director Award and the Audience Award.

"In fact, the story is about the consequences of the war, but the story takes place after the war, around 2005-2006. The message conveyed is quite strong in this case, as we have this successful woman, whose husband is among the many men missing from the war in Kosovo and now she has to work and survive to support her children. This path poses many challenges which come mainly from the society of which it is a part. The message conveyed is about empowering a woman who lives and is surrounded by a not-so-friendly environment. ” - Basholli said in an interview for Euronews.al in December last year, right after the nomination at the Sundance Film Festival.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit
Blerta Basholli

Në intervistë, regjisorja tha se shpreson që historia e kësaj gruaje të interpretohet në formën që "gratë në Kosovë kanë treguar gjithmonë forcë", në të dy kohët e luftës dhe periudhën e pasluftës, "por fatkeqësisht nuk përmenden dhe nuk mbështeten". “Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet. Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur Kosovës,” u shpreh producenti Ylli Uka.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit
Fahrije Hoti

“Hive” është bazuar te historia e vërtetë e Fahrije Hotit (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila teksa kërkonte burrin e humbur në luftë, filloi një biznes bujqësor në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku dëshira për pavarësi zor se pranohej. "Unë isha e hipnotizuar nga pozitiviteti dhe energjia e saj," është shprehur regjisorja Basholli në një intervistë për BIRN. "Ajo ia doli, pavarësisht të gjitha pengesave me të cilat përballej gjatë rrugës”.

E diplomuar për Regji Filmi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe e specializuar në Neë York Univercity, Blerta ka realizuar më parë disa projekte, si dokumentarin “Mirror Mirror” apo filmin me metrazh të shkurtër “Lena dhe Unë”, megjithatë suksesi më i madh i saj, për nga vetë rëndësia e Sundance Film Festival, është padyshim “Hive”.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit

Sundance Film Festival, themeluar nga  John Earle, Sterling Van Wagenen, Robert Redford, është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara. Shumë kineastë të njohur e nisën karrierën e tyre pikërisht në Sundance, si Kevin Smith, Robert Rodriguez, Quentin Tarantino, Todd Field, David O. Russell, Steve James etj. Festivali gjithashtu ka shërbyer për të sjellë në vëmendje filma të njohur, një pjesë e të cilëve kanë vazhduar me sukses garën për në Oscars, si “Moonstruck”, “Precious”, “Whiplash”, “Get out” etj. Në vitin 2016, “Manchester by the Sea” u vlerësua dhe mbështet shumë në Sundance Film Festival dhe më pas mori gjashtë nominime për Oscars, përfshirë edhe “Best Picture”. Një vit më vonë, 40 filma u blenë nga distributorët duke përfshirë Amazon, Netflix, Lionsgate dhe Universal.

Si kurrë më parë: Arritja e jashtëzakonshme e filmit
Aktorja Yllka Gashi

Having said that, the success of "Hive" seems to have just begun and the work of the director, producers and the entire cast of the film, including talented actors such as Yllka Gashi, Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumije Hoxha, Adriana Matoshi, etc. will continue to be appreciated at other international festivals, though not at the Oscars.