Metropolitan

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të qeshurave sjell një dramë të hidhur

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

Katër gra, sa të ndryshme aq edhe njësoj, pas Luftës së Kosovës, jetojnë në një shtëpi refugjatësh prej kohësh. Jeta e tyre duket e paqtë, e zakonshme, ndonëse përtej të qeshurave fshihet një dramë e madhe. Emira (Rozafa Çelaj), Lumja (Adriana Matoshi), Kumrija (Shengyl Ismaili) dhe nëna Gjyla (Melihate Qena) flasin dhe kuvendojnë me njëra-tjetrën, qeshin dhe grinden në të njëjtën kohë. Të qeshurat e tyre i prish prania e një gruaja kroate, që flet serbisht, Zdenka (Rebekah Qena), që shihet me përbuzje.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

Pavarësisht ndjenjës së neverisë që shkakton figura e Zdenkës te katër gratë, ajo është pika lidhëse me të shkuarën dhe të ardhmen e Agës (Arti Lokaj), një djalosh nëntë vjeçar që ka vetëm një qëllim – të mësojë serbisht për të gjetur të atin, të humbur në luftë. E vetmja figurë burrërore në jetën e tij është Cera (Basri Lushtanaku), një personazh që “mbështillet” nga ashpërsia, për të mos treguar të fshehtat e dhimbshme.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të
Lendita Zeqiraj

Skenaristja dhe regjisorja Lendita Zeqiraj, përmes personazheve, sjell një dëshmi të pacenë të përvojës shkatërruese të luftës. Me qëllim, Zeqiraj e largon vëmendjen nga Aga dhe risjell në mënyrën më fantastike të mundshme portretet e disa grave, që i bashkon një histori, një histori që i përket të shkuarës, por është e pranishme çdo ditë.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

Pas çdo sjelljeje të personazheve, qëndron një arsye që zbulohet në një mënyrë ose në një tjetër. Asnjë përvojë nuk mbetet pa “u dokumentuar”, qoftë në portret a lëvizje. Mënyra si personazhet ndërveprojnë me njëri-tjetrin duket disa herë qesharake, e pakuptimtë, derisa në një moment shfaqet një gazetare që ndryshon gjithçka.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

Nuk po zbulojmë më shumë seç duhet, pasi “Shpia e Agës”, një film që shënon një moment të veçantë në kinematografinë e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet shijuar në mënyrë individuale. Është një nga ato filmat që nuk ka për qëllim të të rëndojë me dramaticitetin e tepërt. Përkundrazi, të qeshurat do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë filmit, derisa të kuptoni se ç’fshihet përtej tyre.

“Shpia e Agës” u shfaq gjatë Festivalit të Filmit në Tiranë dhe shpresojmë që të promovohet edhe më shumë në kinematë vendase.

Tjetër artikull i rekomanduar: Për çfarë flet filmi shqiptar që po i drithëron të gjithë

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

'House of Aga': The Albanian film that through laughter brings a bitter drama

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

Four women, as diverse as they were after the Kosovo War, live in a long-standing refugee home. Their lives seem peaceful, mundane, though beyond laughter a great deal of drama lies. Emira (Rozafa Çelaj), Lumja (Adriana Matoshi), Kumrija (Shengyl Ismaili) and mother Gjyla (Meliahte Qena) talk and discuss with each other, laughing and arguing at the same time. Their laughter is marred by the contemptuous presence of a Serbian-speaking Croatian woman, Zdenka (Rebekah Qena).

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

Despite the disgust that Zdenka's figure causes to the four women, she is the link to the past and future of Aga (Arti Lokaj), a nine-year-old boy who has only one goal - not to go Serbian to find her father, lost in the war. The only manly figure in his life is Cera (Basri Lushtanaku), a character who is "enveloped" by the harshness, not to mention the painful secrets.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të
Lendita Zeqiraj

Screenwriter and filmmaker Lendita Zeqiraj, through the characters, brings a timeless testimony of the devastating experience of war. On purpose, Zeqiraj diverts her attention from Aga and recreates in the most fantastic way possible the portraits of some women, which unites a story, a story that belongs to the past but is present every day.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

After every character behavior, there is a reason afterwards that is revealed one way or another. No experience is left "undocumented", whether in portrait or motion. The way the characters interact with each other seems at times ridiculous, meaningless, until at one point a reporter emerges that changes everything.

‘Shpia e Agës’, filmi shqiptar që përmes të

We are discovering no more than we should, as "House of Aga", a film that marks a special moment in the cinema of Kosovo and Albania, should be enjoyed individually. It's one of those films that isn't meant to burden you with excessive drama. On the contrary, laughter will accompany you throughout the film until you understand what's behind them.

The "House of Aga" premiered at the Tirana Film Festival and we hope to promote it even more in local cinemas.

Another Recommended Article: What the Albanian movie is talking about that is shaking everyone