Metropolitan

Është zyrtare! Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën!

Është zyrtare! Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë
Getty

Katy Perry dhe Justin Trudeau janë shfaqur bashkë për herë të parë si çift në “Crazy Horse Paris”, për të festuar ditëlindjen e këngëtares 41-vjeçare.

Në fotot e siguruara nga TMZ, çifti shihej i kapur për dore dhe shumë të buzëqeshur.

Është zyrtare! Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë

Katy kishte veshur një fustan të kuq, ndërsa politikani kishte zgjedhur një veshje tërësisht të zezë.

Është zyrtare! Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë

Kjo është hera e parë që ata shfaqen si çift, pas puthjes së famshme në jahtin e këngëtares.

Katy dhe Justin ndezën thashethemet pasi u panë duke darkuar gjatë verës, në Montreal të Kanadasë. Asokohe, Katy sapo ishte ndarë nga Orlando Bloom, në qershor, ndërsa Justin ishte divorcuar nga e shoqja, pas 18 vitesh martesë.

Është zyrtare! Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë

Pas disa muajsh ku nuk u panë më bashkë, ata u fotografuan në shtator duke u përqafuar dhe puthur në një jaht pranë brigjeve të Santa Barbara-s.  Një burim më vonë i tha People se Justin “kishte qenë ai që e kishte ndjekur” këngëtaren që prej takimeve të tyre në Montreal.

“Madje, ai fluturoi në Kaliforni për ta takuar gjatë një pushimi të turneut,” tha burimi. “Ata kanë një lidhje të lehtë e natyrale. Asaj i duket tërheqës. Ai ka treguar shumë respekt”.

E po, të trashëgohen!

 

REELS

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?