Një ngjarje tronditëse është bërë publike ditën e së hënës, sipas të cilës shqiptarja Ana S. akuzohet se ka përdorur djalin e saj 5-vjeçar për të plotësuar dëshirat seksuale të priftit të zonës. Skandali ka ndodhur në abacinë e Komotinit, në Greqinë e Veriut, dhe po ndiqet nga mediat greke.
Denoncimi fillimisht është bërë nga i ati i fëmijëve, i cili ka shprehur se më 10 korrik 2014, Ana S. ka marrë 2 fëmijët për t’i dërguar në manastir dhe i ka kthyer ata në orën 1:00 të mëngjesit. Ditën tjetër, gjyshja e fëmijës,e cila kishte vënë re heshtjen e 5-vjeçarit, mësoi nga ai çfarë kishte ndodhur. Më pas mediat greke publikuan të plotë dëshminë tronditëse të djalit në të cilën ai shprehte: “Plaku më puthi dhe unë e kundërshtova, por mami më tha se do më godiste po të ikja” Në deklaratë thuhej gjithashtu që prifti kishte tentuar të abuzonte seksualisht, por 5-vjeçari kishte arritur të shpëtonte.
Më 18 korrik, e ëma e fëmijëve u largua nga shtëpia për të mos u kthyer më. Ndërkohë bashkëshorti ka kërkuar një urdhër gjykate për ta mbajtur atë larg të miturve.
Burimi: Balkan Web