News

Shqiptarja dëbohet nga Amerika pa u ndarë me fëmijët dhe bashkëshortin

Shqiptarja dëbohet nga Amerika pa u ndarë me fëmijët dhe

“Një nënë në qytetin e Troy- t, pa patur asnjë dosje kriminale u dëbua në Shqipëri në pamundësi për t’u ndarë me tre fëmijët e saj dhe bashkëshortin.” kështu nis shkrimi në “Detroit Free Press”.

Bëhet fjalë për shqiptaren Cile Precetaj, rasti i së cilës ka pushtuar disa herë faqet e mediave për shkak se që në 2005- ën rrezikonte dëbimin nga SHBA-ja, ndonëse është e martuar dhe ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin 16- vjeçar dhe 2 vajza, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç.

Shqiptarja dëbohet nga Amerika pa u ndarë me fëmijët dhe

Familja ka deklaruar po për “Detroit Free Press” se e ka mësuar çka ndodhur me Cilen vetëm kur ajo i ka marrë nga Gjermania dhe u ka thënë se po e dërgonin në Shqipëri.

“Fëmijët e mi janë të shkatërruar. Nuk ndalojnë së qari. Më thanë se ky nuk është shteti që u mësojnë në shkollë.” u shpreh bashkëshorti, Pete Gojcaj një imigrant nga ish- Jugosllavia, i cili jeton në SH.B.A prej 30 vitesh dhe zotëron një restorant të tijin.

Shqiptarja dëbohet nga Amerika pa u ndarë me fëmijët dhe

Nisur nga ç’thuhet në mediat amerikane, 46- vjeçarja shkoi në Amerikë për një jetë më të mirë, pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri në vitin 2000. Ajo tentoi të fitonte statusin e azilantes politike, një kërkesë që iu hodh poshtë në vitin 2005.

Një vit më vonë, e njëjta kërkesë u rrëzua sërish, kështu që pas humbjes së gjyqit u dha urdhri që Cilja të kthehej mbrapsht në Shqipëri. Por një sërë kërkesash dhe peticionesh bënë të mundur që Cilja të qëndronte. Derisa më 26 prill të këtij viti ajo u arrestua dhe më 16 maj u nis drejt Shqipërisë, pa patur mundësi të takonte fëmijët dhe bashkëshortin.

“Lutuni të gjithë për ne. Ne s’kemi bërë asnjë krim.” ka deklaruar i pikëlluar bashkëshorti.

REELS

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

----shqiptarja-debohet-nga-amerika-pa-u-ndare-me-femijet-dhe-bashkeshortin