Showbiz

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha provat

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

Pasi përfundoi koncerti i tij recital, deklarata e Albanit ishte si qershia mbi tortë. Përmes një statusi në Instagram, këngëtari që mbushi plot sallën e Pallatit të Kongreseve, u shpreh tejet mirënjohës për gjithë dashurinë e publikut.

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

"Jam ndjerë si kurrë më parë këto 3 netë! Një publik, një emocion dhe një energji e jashtëzakonshme! Faleminderit të gjithëve nga zemra. Këto netë më dhanë besim dhe shpresë të madhe se ditë të mira mund të vijnë për artin shqiptar. Duhet vetëm besim, vullnet dhe pasion dhe mbështetja do të vijë. Këto tre netë ishin deshmi se një pjesë të madhe dhe e rendësishme e shoqërise tonë është e uritur për art të bërë me pasion dhe me zemër. Nuk ka rëndësi në cilën fushë apo stil, rëndësi ka që ne si artistë brenda kapaciteteve tona profesionale edhe pse me sakrifica të dhurojmë maksimumin tonë artistik qoftë edhe njeherë në disa kohe dhe jam i bindur që publiku do të na e kthej mbrapsh 100 fish. Ç‘të them më shumë! Të gjitha u thanë me këngë, tinguj, shpirt e zemër! Ju dua!”, ka shkruar ai.

Të pranishëm të të gjitha moshave shijuan performancën live të Albanit për 3 netë radhazi. Ç’mund të kërkonte më shumë një artist në karrierën e tij muzikore?

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

Koncerti pati edhe surpriza. Në natën e parë, një propozim për martesë si nëpër filma ndodhi përpara më shumë se 2000 spektatorëve. Ajo tha "Po!".

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

Sigurisht që s'mund të mungonte performanca me Miriamin. Çifti performoi së bashku për pak çaste duke emocionuar sallën me tingujt e njohur për publikun.

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

“Si çdo herë, edhe kësaj radhe ti vendose një standard të ri në muzikë. Muzika dhe shpiri yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçojë çdo hap të rrugës tënde”, ishin disa nga fjalët e Miriam Canit dedikuar partnerit në profilin e saj në Instagram.

‘Shoqëri e uritur për art’: Koncerti i Albanit i dha

“Hapësira e një ëndrre” pasoi koncertin e parë të këngëtarit, “Tingujt e ditarit tim”, por ky i këtij viti kaloi çdo pritshmëri me biletat e shitura në kohë rekord. Mesa duket, Albani është një ndër shembujt se pavarësisht se shumë “artistë” tundin si lavdi flamurin e klikimeve në Youtube, publiku e ka bërë tashmë zgjedhjen e vetë.

REELS

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻