Lifestyle

Shkëputen nga tryezat e punës për të dhënë kontribut për një mjedis më të pastër 

Shkëputen nga tryezat e punës për të dhënë

Ishte një ditë e bukur me diell të mërkurën, 13 prill, kur rreth 200 punonjës të Vodafone Albania u shkëputën nga tryezat e tyre të punës për të pastruar zonën rreth zyrave qendrore të kompanisë, në Kashar. Ky staf i madh dhe profesionist në telekomunikacion, prej vitesh tashmë, shkruan dhe zbaton politika, jep fonde dhe mbështet në çdo drejtim politikat e axhendës green të Vodafone, që ka treguar se e ka mbrojtjen e mjedisit, zerimin e dioksidit të karbonit dhe energjinë e riciklueshme një prioritet. 

Me suportin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë Tiranë, në vetëm 4 orë, stafi i Vodafone arriti të grumbullojë rreth 22 ton mbeturina urbane. Dikush po e bënte këtë në emër të fëmijëve, me dëshirën që ata të rriten në një mjedis të pastër e të shëndetshëm. Dikush tjetër po e bënte këtë për fëmijën që pret të sjell në jetë, që e ardhmja e tij të jetë e sigurt. Kurse Katia Stathaki, drejtoresha e përgjithshme e Vodafone Albania, e cila ka shprehur një interes për natyrën shqiptare që në ditët e para të marrjes së detyrës, u shpreh se: “Po pastroj qytetin e Tiranës, qytetin që po më mirëpret mua dhe familjen time.” 

Ky ishte vetëm një ndër akvitetet e shumta që Vodafone planifikon të organizojë edhe në të ardhmen në ndihmë të komunitetit. Këto nisma mbështesin dhe përputhen me planet e përgjegjesisë sociale të Vodafone për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve dhe ndikimin pozitiv në mjedis. Kjo kompani ka shënuar vitet e fundit një sërë nismash ekologjike, ose ndryshe green, që nga makinat elektrike, deri të përdorimi i energjisë së riciklueshme në zyra. Një nga nismat më të fundit është edhe RedLovesGreen, që i nxit klientët të dhurojnë apo riciklojnë pajisje të vjetra, për një planet më të pastër.

REELS

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!