Kjo është Aleexandra Kefren, tani 19 vjeç. Thuajse dy vite më parë, ajo nxorri në ankand virgjërinë e saj në një faqe të quajtur Cinderella Escorts. Të njëjtën gjë bëri dhe një shqiptare e quajtur Anna pak muaj më parë.
Duket e thjeshtë. Faqja e themeluar nga Jan Zakobielski nxjerr në ankand dhjetëra vajza të virgjëra dhe mburret me faktin se ka klientë aktorë të famshëm Hollywood-i.
Në dallim nga gjithë vajzat e tjera në ankand, Aleexandra u bë e famshme kur dha një intervistë për The Morning. Asokohe, 18-vjeçarja tha se u frymëzua nga filmi Indecent Proposal dhe se i duheshin paratë për të ndihmuar prindërit.
Ankandi nisi me 700 mijë paund dhe katër muaj më vonë, Cinderella Escorts deklaroi se e reja rumune e shiti virgjërinë e saj për plot 2 milion paund.
Një vit më vonë, Aleexandra vendosi të tregojë të vërtetën dhe tha se e gjitha ishte një skemë marketingu për të tërhequr vajza të reja që të punonin si prostituta a eskorta duke i bërë të besojnë se mund të fitojnë shuma marramendëse.
Në një intervistë me faqen pornografike Sugarcookie, Aleexandra tha se “s’ndodhi kurrë.” Ajo tha se Cinderella Escorts e kontaktuan në rrjetet sociale me një propozim marketingu që do të çonte para karrierën e saj si modele dhe do ta bënte të famshme. I thanë se familja e saj në Rumani s’do ta merrte vesh kurrë.
Por, pas intervistës në The Morning Aleexandra mori vëmendjen e mediave botërore dhe humbi familjen dhe miqtë. Për Metro.co.uk ajo tha se kjo skemë marketingu i shkatërroi jetën.
“Ishte shumë e vështirë. Kalova në depresion. M’u desh të shkoja në terapi.”
Pronari i Cinderella Escorts mohoi akuzat e Aleexandra-s dhe shtoi se askush s’ishte ankuar për ta në gjithë vijimësinë e biznesit.
Sidoqoftë, Aleexandra e ka marrë veten dhe tha se ka bërë paqe me ç’ndodhi.