Lifestyle

Shihni vilën miliona euroshe të Pacollit!

Një oborr i stilit mbretëror; zonja me tabaka në dorë; pishina e jakuzzi; pasqyra dhe shandanë të stilit barok… Vila e Behgjet Pacollit të kujton pamje nga filmat me mbretër e fisnikë. Dhe në fakt, këtë ka dashur ai të arrijë kur e dizenjoi, vetë, këtë vilë neoklasike.

‘Unë udhëtoj nëpër botë, dhe shoh objekte të bukura të viteve 1700-1800.’, ka thënë Pacolli për Jo Vetëm Modë, ‘Ato objekte mbeten gjithmonë pika referuese të atyre qyteteve, dhe kam dashur gjithmonë t’ia fal edhe Kosovës diçka të tillë’ Pacolli ka thënë se kjo ndërtesë madhështore nuk është vetëm shtëpia e tij, por edhe ‘e fëmijëve, miqve, dhe mysafirëve’ të tij.

Ai ka rrëfyer se tradita ka qenë një element i rëndësishëm i shtëpisë, ndaj edhe ‘oda’-dhoma e miqve apo mysafirëve- është ndërtuar jashtë shtëpisë. ‘Jo se këtu brenda nuk kam pasur vend, por kam dashur të ndjek traditën, duke ndërtuar një hapësirë të posaçme ku të mund të mblidhet e gjithë familja’- ka thënë ai për odën gjigande të miqve (foto 6)

Për arkitekturën dhe dizajnin, ai thotë se ka ndërthurur stilin neoklasik me atë modern, por edhe me elemente të kuruara të stilit klasik për të mos e ngarkuar së tepërmi. ‘Kam dashur të krijoj një ambjent të ngrohtë, të rehatshëm, jo refuzues. Dhe ajo që është më e rëndësishmja: është një ambjent funksional’.

Behgjet Pacolli është, me gjasë, shqiptari më i pasur në botë. Ai ka lindur në një familje të varfër, ka studiuar më pas në Gjermani e tani është president i një kompanie të madhe ndërtimi në Zvicër. Pacolli është përmendur shpesh gjatë viteve të fundit në politikë, si president i Kosovës për një kohë të shkurtër e më pas, si zëvendës kryeministër i Hashim Thaçit.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb