
Të gjithë e dimë që një buzëkuq i guximshëm ka fuqinë të na bëjë të ndihemi menjëherë më bukur dhe më të sigurta në vetvete. Por kur e shohim te francezet, të cilat konsiderohen gjithmonë si vajza me stil, buzëkuqi duket njëherazi i thjeshtë dhe i rafinuar. Artistja e njohur franceze e grimit, Violette, zbulon se ekziston një sekret dhe është më i thjeshtë nga sa mendon.
“Në Francë, e adhurojmë buzëkuqin e fortë,” shpjegon ajo. “Por rezultati duhet të duket sikur u aplikua për dy sekonda. Dhe për të qenë e sinqertë, zakonisht kaq na duhet. Gjithmonë them: që diçka të duket pa mundim, duhet vërtet të jetë pa mundim.”
Truku i saj?
Shtresimi me ngjyra të lehta dhe transparente.
Për të bërë që buzëkuqi të duket natyral dhe i njëtrajtshëm, ajo sugjeron të ndërtoni disa shtresa të lehta ngjyrash, në vend që të aplikoni një shtresë të vetme dhe të rëndë.
“E kuqja natyrale e buzëve apo faqeve nuk është kurrë një ngjyrë uniforme. Kur shtreson gradualisht, krijon atë efekt që duket sikur rrezaton nga brenda, ashtu si bëjnë enët e gjakut nën lëkurë,” thotë Violette.
Ky truk i thjeshtë, por tepër efektiv, u jep buzëve dhe fytyrës një freski dhe natyralitet, pa u dukur e rënduar.