Fashion & Beauty

Sara dhe Elvana e zyrtarizojnë!

Sara Hoxha veshi më herët në mars një jumpsuit nude, duke krijuar një look gati monokromatik- njëngjyrësh- me një palë këpucë nude dhe një pallto në tonalitetet më të zëna të nude-it. Është një look me të cilin të famshmit eksperimentojnë prej kohësh, i cili në 2015-ën u legalizua nga Dinastia Kardashian-Jenner. Por tani është ‘zyrtarizuar’ edhe në Shqipëri.

Ajo që debutoi me një veshje monokromatike ishte këngëtarja Elvana Gjata, e cila u vesh e tëra në bezhë të errët, me një jumpsuit dhe pallto në të njëjtën ngjyrë, kombinuar me një palë këpucë ngjyrë mishi. Një veshje të tillë, pra me jumpsuit, pallto e këpucë në tonalitetet e nude-it, e ka veshur në qershor të 2015-ës Kim Kardashian. Një jumpsuit të ngjashëm ka veshur edhe trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha.

Ka shumë mënyra për t’u veshur monokromë: në ngjyra, copa dhe veshje të ndryshme. Si në tonalitete të veçanta, si jeshilja e Kendall, e bardhë apo në tonalitetet e rozës së lehtë, si Jessica Alba. Dhe sigurisht, mund të guxojmë edhe duke veshur fustan apo fund, siç kanë qënë variantet e para të këtij look-u nga Kim Kardashian.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb