Lajmi për një lidhje të mundshme midis futbollistit Armando Sadiku dhe vajzës së zv.trajnerit të kombëtares duket se ka shkaktuar shumë probleme në familjen e Paolo Tramezzanit. E gjithë historia nis me një foto që Desire Tramezzani postoi në profilin e saj në Instagram ku shfaqej sëbashku me golashënuesin nga Elbasani.
Unë jam shumë mirë, përveç rezultateve të sotme që na eliminojnë. Por, mbetet ky gëzim i madh për atë që ishte gjithë kjo eksperiencë dhe gjithë atë që bënë djemtë. Por, e di për atë që është shkruar apo të paktën më thanë për Dezin dhe Armando Sadikun. Është e panevojshme të të them se nuk është absolutisht e vërtetë. Kjo gjë më mërziti shumë. Dhe i vjen shumë keq dhe Dezit. Pra, nëse është mundësia të sqarohet, do të doja shumë.
ka thënë zv.trajneri Tramezzani ditën e së enjtes për Newsport.
Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i protagonistes së ngjarjes, Dezires, e cila aktualisht është e fejuar. Vetë vajza e Tramezzanit ka përgënjeshtruar të gjitha thashethemet që kanë dalë në lidhje me fotografinë. Ajo që ishte vetëm një foto miqsh e postuar në Instagram, por e intepretuar si diçka më shumë, duket se i ka shkaktuar probleme Dezires në lidhje me partnerin e saj.
Paolo Tramezzani është babai i dy vajzave, Dezires dhe vajzës tjetër 3-vjeçare, Emilyt. Marrëdhënia e tij me vajzat është shumë e fortë, sidomos me 20-vjecaren Dezire, gjë e cila vihet re dhe nga fotografitë në profilin e saj në Instagram.