Showbiz

Sa të vështira janë skenat e seksit për aktoret shqiptare?

Mesa duket, seksi është ende një temë e ndaluar në Shqipëri. Së paku brenda dyerve të kinemave. Por në të vërtetë, seksi duket të jetë një çështje e vështirë edhe kur vjen fjala për aktorët që duhet të luajnë skena erotike në filmat shqiptarë.

Sabina Kodra, producente filmash në Shqipëri,  ka treguar tek ‘E Diell’(foto 2) se filmat që përmbajnë skena seksi, në vendin tonë, janë të vështirë për t’u realizuar. Si shembull për këtë, ajo ka sjellë filmin ‘Bota’, me regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit, ku siç thotë, produksionit i është dashur të heqë një skenë nga filmi. Kjo sepse, asnjëra prej aktoreve të menduara për këtë rol, nuk kishte mundur të luante skenat e seksit. Nga ana tjetër, në filmin ‘Vergine Giurata’ (Virgjëresha e betuar), ekranizim i romanit me të njejtin titull nga Elvira Dones, aktorja është paguar 20% më shumë, vetëm për të realizuar skenat e seksit, sipas skenarit të këtij filmi.

Çështje përfitimi apo jo, çështje parimesh apo thjesht mendësie, ka diçka që mund t’i justifikojë  këto frikëra të aktorëve. Është fjala për publikun shqiptar. Sepse edhe nëse nuk janë aktorë shqiptarë ata që i ekzekutojnë këto skena, përballja me seksin në ekranin e madh të kinemasë është e sikletshme. Siç na tregojnë drejtuesit e kinemasë ‘Millenium’, në mes të shfaqjes së filmit ‘Love’, shikuesit janë larguar nga salla për shkak të skenave të shumta eksplicite që ky film përban. ‘Love’, filmi me regjisorët kundërthënës Xavier Dolan dhe Gaspar Noe, është vlerësuar nga publiku i Festivalit të Kanës, ndonëse jashtë tij ka marrë gjerësisht kritika për elitizëm. Një tjetër film fitues i publikut por edhe i jurisë së Kanës, është ‘Blue is the Warmest Colour’ (Bluja është ngjyra më e ngrohtë), i cili rrëfen dashurinë mes 2 vajzave. Për këtë film, reagimi i publikut shqiptar ka qenë akoma më ndëshkues; ai është shpërfillur. Producentja Kodra thotë se, vetëm 3 veta kanë qenë në sallë, kur ‘Blue is the Warmest Colour’ është shfaqur në kinematë e Tiranës.

Sado filma si ‘Bolero’ apo ‘Vdekja e Kalit’, u duk sikur hapën rrugën për aktorët shqiptarë në filmat e ardhshëm, producentët, skenaristët dhe regjisorët vazhdojnë ta kenë të vështirë gjetjen e aktorëve për të realizuar skenat e seksit, ndërsa për publikun, ato mbeten shumë herë të papranueshme.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb