Metropolitan

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të
Google Image

Gati dy dekada më parë, bota e modës dhe ajo e filmit u bashkuan në një mënyrë që la gjurmë në histori. Në vitin 2004, Chanel publikoi "No. 5 The Film", një reklamë ikonike për parfumin legjendar Chanel No. 5, me protagoniste aktoren fituese të çmimit Oscar, Nicole Kidman, nën regjinë e të jashtëzakonshmit Baz Luhrmann.

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të

E njohur si reklama televizive më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, prodhimi kushtoi plot 33 milionë dollarë, shifër që sot do të barazohej me rreth 52 milionë dollarë. Spoti zgjat vetëm 3 minuta, çka do të thotë se çdo sekondë e tij kushtoi mesatarisht 275,000 deri në 288,000 dollarë. Por çdo qindarkë rezultoi e justifikuar.

Estetika e reklamës ishte një bashkim i përsosur mes luksit që karakterizon Chanel dhe stilit romantik e teatror të “Moulin Rouge!”, nga vetë regjisori Luhrmann. Nicole Kidman interpreton një yll të famshëm të filmit që përpiqet t’i shpëtojë botës së dritave për të përjetuar një histori dashurie të ndaluar me një të panjohur, roli i të cilit luhet nga aktori brazilian Rodrigo Santoro.

Kidman u pagua midis 3 dhe 3.7 milionë dollarë për rolin, teksa mbante veshur një krijim magjepsës të modës së lartë, stiluar nga Karl Lagerfeld, atëherë drejtor artistik i Chanel dhe përgjegjës për drejtimin artistik të gjithë fushatës.

Muzika e zgjedhur për kolonën zanore ishte një pjesë nga Claude Debussy, e cila i shtoi edhe më shumë hijeshi dhe elegancë këtij produksioni kinematografik të jashtëzakonshëm.

REELS

Çfarë talenti ke?

Prifti e nxjerr jashtë nga kisha

Miranda Priestly bëri një paraqitje të papritur në sfilatën e @dolcegabbana këtë pasdite në Milano. Ajo nuk ishte parë për gati 20 vite në sfilatat e modës, por thuhet se po përgatit një ndryshim të madh për “biblën botërore të modës”.

PRANK PRINDËRVE Gjeni fëmijët tuaj 😂

E dini vetë ju se kë bëni tag 😌

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

How much did it cost and how was it made: The story of the world's most expensive advertisement

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të
Google Image

Nearly two decades ago, the worlds of fashion and film merged in a way that left its mark on history. In 2004, Chanel released " No. 5 The Film ," an iconic commercial for the legendary Chanel No. 5 perfume, starring Oscar-winning actress Nicole Kidman, directed by the extraordinary Baz Luhrmann.

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të

Known as the most expensive television commercial of all time, it cost a whopping $33 million to produce, which would be equivalent to about $52 million today. The spot is only 3 minutes long, which means that every second of it cost an average of $275,000 to $288,000. But every penny was justified.

The aesthetic of the ad was a perfect union between the luxury that characterizes Chanel and the romantic and theatrical style of “ Moulin Rouge! ”, from director Luhrmann himself. Nicole Kidman plays a famous movie star who tries to escape the world of lights to experience a forbidden love story with a stranger, whose role is played by Brazilian actor Rodrigo Santoro.

Kidman was paid between $3 and $3.7 million for the role, while wearing a glamorous haute couture creation, styled by Karl Lagerfeld, then artistic director of Chanel and responsible for the artistic direction of the entire campaign.

The music chosen for the soundtrack was a piece by Claude Debussy, which added even more charm and elegance to this extraordinary cinematic production.