Fashion & Beauty

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët. Këto janë disa këshilla, që ju sugjeroj t’i ktheni në rutinën tuaj për të pasur flokë të shëndetshëm. Duhet të keni parasysh që asgjë nuk arrihet për pak kohë, as flokët nuk do të rriten brenda natës. Me përkujdesjen dhe durimin e duhur, do të arrini rezultatet e dëshiruara. Duhet të kujdeseni për flokët dhe është e rëndësishme të eksperimentoni, në mënyrë që të gjeni rutinën tuaj.

1. Zgjidhni produkte në bazë të llojit të flokëve

Para se të filloni të shpenzoni para për produkte të rastit, është mirë të kuptoni llojin e flokëve që keni: të yndyrshëm, të thatë, të hollë, të trashë, të lyer/dekoloruar, të dobët, etj. Kjo gjë vlen për çdo produkt që vendosni të përdorni. Psh, shampot për flokët e yndyrshëm, kanë përgjithësisht vetinë të thajnë sipërfaqjen që thith lëngjet e që yndyrosin rrënjën, pra ato do ishin të dëmshme në një rrënjë të thatë, pasi do ta thanin më shumë atë. Po ashtu, shampot për flokët e thatë, janë më delikate dhe shpesh nuk arrijnë të pastrojnë mirë flokët e yndyrshëm.
Duke pasur parasysh që është shumë e zakonshme të kesh një rrënjë të yndyrshme dhe maja të thata, mund të veproni kështu: të zgjidhni një shampo që pastron yndyrën dhe ta kombinoni me një balsam ushqyes dhe shkëlqyes. Bukuri, hapi i parë u krye!

2. Gjeni shampon e përshtatshme për ju

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Kjo është padyshim pjesa më e vështirë. Këshilla që mund t’ju jap, është që të keni shumë durim, sidomos në fillim, kur flokët mund të duken të shuar e pa jetë. Të gjithë e kanë kaluar (ose jo), ju siguroj që është vetëm një fazë kalimtare. Por ama, nëse flokët tuaj vazhdojnë të jenë të ngatërruar edhe me kalimin e muajve, ju po e përdorni në mënyrën e gabuar, ose thjesht nuk është i përshtatshëm për ju.

Mënyra më e mirë për të përdorur shampon është të marrësh një sasi të vogël produkti dhe ta aplikosh në kokë, duke shtuar ujë të bollshëm. Më pas duhet ta masazhoni për të paktën një minutë (akoma më mirë me kokë poshtë) në mënyrë që të riaktivizosh qarkullimin. Vetëm pasi ta keni shpëlarë mirë kokën, do të mund të vlerësoni nëse është e nevojshme një larje e dytë ose jo: nëse flokët ju duken të pastër, atëherë mos i lani përsëri. Në këtë mënyrë e keni larë rrënjën e kokës pa e yndyrosur më tepër.


3. Bëni shpëlarjen e fundit me uthull molle

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Flitet aq shumë nëpër internet dhe ndoshta ua kanë thënë dhe gjyshet tuaja: uthulla (sidomos ajo e mollës) u bën shumë mirë flokëve. Shpëlarja e fundit me uthull molle duhet të bëhet zakon për ju që doni flokë të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm. Tani do t’ua shpjegoj përse. Fillimisht duhet të dini që floku është i përbërë nga disa shtresa, që kur janë të hapura (të ngritura), e bëjnë të duket të shkatërruar dhe më të ashpër. Uthulla e mollës, falë aciditetit, është në gjendje të ulë dhe të mbyllë petëzat e flokut, duke e bërë këtë të fundit të jetë më i shkëlqyeshëm dhe i njëtrajtshëm në prekje.

Fuqia e saj ama, nuk është vetëm kjo: aciditeti i uthullës lejon të shkrijë mbetjet e kalkareve që bëhen tepër agresive nga uji, gjithashtu ndihmon të largohen mbetjet e shampos dhe balsamit, duke i lënë flokët më të pastër. Nuk u bindet akoma? Atëherë duhet të dini që era e uthullës nuk do rrijë në kokën tuaj, por do të avullojë e do të zhduket sapo floku të thahet. S’ju mbetet asgjë tjetër veçse ta provoni, mjafton të tretni 1 lugë gjelle uthull molle BIO në 1 litër ujë të ftohtë dhe ta hidhni në kokë, përpara se të dilni nga dushi. Rezultatet do t’i shihni që në përdorimet e para.

4. Evitoni përdorimin e tharëseve, mashave dhe piastrave

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Ndoshta kjo është këshilla më bajate, e thënë dhe e stërthënë, ama është e vërtetë. Nxehtësia është armiku kryesor i flokëve, i than, krijon majat dyshe dhe të bardha në fund të tij. A doni flokë të shëndetshëm? Atëherë lërini të thahen natyralisht ose thajini me ajër të freskët; ndërsa rrënjën e gjatësinë bëjeni gërshet ose topuz. Një gjë tjetër që duhet të bëni domosdoshmërisht është të ndërroni peshqirin tuaj tradicional me një me mikrofibër. E di që shumica prej jush do të mendojë që peshqiri me mikrofibër nuk e than mirë flokun, po ai është i butë e jo i ashpër si peshqirët tradicionalë. Në këtë mënyrë nuk i than majat e flokëve, duke i shkaktuar atyre djegie dhe ashpërsi.

5. Evitoni bojërat dhe ngjyrosjet kimike

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Produkti më i dëmshëm për flokët, që i dobëson ato, janë bojërat dhe çdo lloj tjetër ngjyrosjeje kimike. Sado cilësi e mirë dhe të lehta (pa amoniak) të jenë, ato e kanë një përbërës kimik që bën të ndyshojë ngjyrën e flokëve, ndaj duhen evituar. Të bësh dekolorim ose lyerje me bojë për një kohë të gjatë, do të thotë të shkatërrosh në mënyrë të përhershme kutikulen (pjesën e jashtme të flokut) dhe ata do të bëhen akoma më shumë të dobët, të hollë, të shkatërruar, me maja dyshe. Nëse nuk mundeni pa bojërat kimikë, atëherë provoni kënanë neutrale për të bërë maska, në mënyrë që t’i mbroni flokët sa më shumë të jetë e mundur.

6. Zgjidhni krehërin e duhur

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Të krehësh flokët është shumë e rëndësishme, si për të evituar krijimin e nyjeve, ashtu edhe për ta shpërndarë yndyrën nga rrënja në gjatësi e maja; një krehër i keq mund të çojë në krijimin e problemeve, jo në zgjidhjen e tyre. I keni parasysh krehërat me ato topat e vegjël plastikë në fund të dhëmbëzave të tyre? E pra, ata e shkatërrojnë flokun, e thyejnë dhe e shkurtojnë. Nëqoftëse keni flokë të hollë, përdorni Tangle Teezer, ose krehërin që zgjidh nyjet, Michel Mercier, krehëra druri që s’janë plastikë, nuk e ngatërrojnë flokun dhe as e elektrizojnë atë.

7. Provoni vajrat vegjetalë dhe gjalpin

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Një ndihmë shumë e madhe për të luftuar tharjen e flokut është t’u japësh atyre ushqimin e duhur, të përdorësh vajrat vegjetalë dhe llojet e ndryshme të gjalpit. Ka vajra pafund, si ai i arganit, rozmarinës, bajames, kokosit, karites e shumë të tjerë. Një këshillë që do ua jepja vajzave që kanë flokë të hollë, siç i kam unë, është të evitojnë që të përdorin maska në kushte shtëpie vetëm më gjalpë e vajra, sepse do yndyrosen shumë e do ju duhen shumë larje me shampo për të larguar mbetjet e vajrave. Këtë e them nga eksperienca. Vajrat dhe gjalpërat duhen përdorur në sasi shumë të vogla, në mënyrë që flokët mos t’i gjeni më të yndyrosur se më përpara.

8. Mësoni metoda alternative për larjen e kokës

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Ka shumë mënyra për të evituar larjen e flokëve çdo ditë (për ato që e kanë të nevojshme), si kozmetike (biologjike ose me inci të mirë), ashtu edhe atë natyrale. Më e thjeshta? CO-ËASH, që qëndron për CONDITIONER ËASH, lahet floku me balsam, maskë flokësh e 2 lugë sheqer kaf, pa shampo.

9. Provoni maska në kushte shtëpie

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Interneti është i mbushur plot me maska që bëhen pa dalë nga shtëpia për të blerë përbërësit dhe pa harxhuar para. Bashkë do të provojmë maska të ndryshme e secila prej jush do të mund të gjejë maskën që i përshtatet llojit të flokut të saj. Përbërësit kryesorë të këtyre maskave janë: kosi, mjalti, veza, erëza e fruta të ndryshme, që i gjejmë në shtëpitë tona. Mendo sa qetësuese është të shohësh një film para dushit, me një maskë në kokë, të cilën e ke përgatitur vetë. Më e bukura? S’ke shpenzuar pafund para.

10. Hiqini pjesët e dëmtuara

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Nëse keni si objektiv flokët e gjatë e të shëndetshëm, atëherë bëni mirë të hiqni pjesët e dëmtuara. Mund ta bëni pak nga pak nëse doni të ruani gjatësinë, ose të gjithën përnjëherësh, ama, më besoni, s’ka gjë më të shëmtuar sesa një flok i gjatë dhe i shkatërruar, me ato majat e shëmtuara dyshe dhe të thata. I mbaja vetë dikur vetëm që të ishin të gjata.

11. Përdorni suplemente shtesë për të përmirësuar shëndetin e flokut tuaj

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Duke qënë se shpesh ne nuk i marrim të gjitha vitaminat që i duhen flokut për tu rritur, nga ushqimi, mund ti zëvendësojmë ato me suplemente të marra në formën e kapsulave, kokrrave farmaceutike. Suplementet që përmbajnë vitaminat C, E, B5,B6,B12,B8 e zink, janë ato që i bëjnë më mirë flokut tuaj.

12. Lajini vetëm kur është e nevojshme

Ndryshe nga çfarë mendohet, larja e shpeshtë e flokëve nuk u bën mirë, por keq. Sado natyrale dhe me pak përbërës të dëmshëm ta përdorim, shampot kanë përbërës që e heqin yndyrën dhe pastrojnë rrënjën nga sebumi. Prandaj, po u përdorën përditë, ato mund t’i stresojnë flokët dhe t’i bëjnë më të dobët. Idealja do ishte t’i lanit flokët çdo 3 ditë. Pavarësisht se në fillim do të jetë e vështirë, do të shihni që do mësohen me këtë mënyrë larjeje dhe do bëhet shumë më pak pis. Provoni t’i mbani të kapura pak më shumë dhe t’i krihni çdo natë, për të shpërndarë yndyrën. Do të shihni rezultat.

13. Përmirësoni stilin tuaj të jetesës

Kaq thjesht! Me këto këshilla shpëtoni flokët!

Ajo çfarë hani (ose nuk hani) ka një rëndësi të madhe në shëndetin e flokëve tuaj. Evitoni dietat e tipit: dobësohu për 5 ditë me limon, pi lëngun magjik e të tjera si këto. Mundohuni të keni një regjim ushqimor të shëndetshëm, të hani fruta e perime dhe do shihni rezultat.

Këto janë disa këshilla praktike, të cilat po të ndiqen, do të sjellin një rezultat në rregullimin e flokut tuaj. Në artikujt në vazhdim do të njihemi me një listë shamposh e produktesh, të cilat mund të gjenden në supermarketet tona dhe që kanë rezultate të mira, si dhe disa maska në kushte shtëpie, në bazë të llojit të flokëve.

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----rutina-e-kujdesit-ndaj-flokut