Showbiz

Rudina Xhunga tregon përvojën më të shëmtuar në Top Channel

Rudina Xhunga tregon përvojën më të shëmtuar në

Dikur, Rudina Xhunga ishte konkurrente e drejtpërdrejtë e Blendi Fevziut. Shqip, Emisioni i saj të enjteve në Top Channel luante kokë më kokë me Opinion në Klan. Iu desh punë të bindte kreun e Top Channel, Tan Hoxhën se e enjtja e burrave kishte nevojë për një grua. Për një vit e pak, të enjtet ishin të Xhungës.

Krejt papritur, “Tani thërret një mbledhje, na mbledh të gjithëve dhe më thotë: dëgjo Rudina, Ti s’mund të jesh Larry King. Larry King-e s’ka. Kështu që atë burrin e të enjtes do të mposhtë një burrë tjetër. E kishte për Sokol Ballën,” tregon Rudina e ftuar në Thumb.

Rudina Xhunga tregon përvojën më të shëmtuar në
Rudina Xhunga, Shqip

Kjo ishte përvoja e saj më të keqe në njëzetë vite karrierë. Pasi Tani i tha se emisioni i saj do të zëvendësohej nga një burrë, nga Sokol Balla, Rudina mbeti pa fjalë. “Nuk dija ç’ti thosha, si ta bindja që e kishte gabim. Kështu që dola dhe rashë nga shkallët. Aq e tronditur isha,” shpjegon ajo.

Kur pa Rudinën në atë gjendje, Tan Hoxha u ndje keq, ishte i pari që i erdhi në ndihmë dhe e la emisionin e saj të transmetohej të enjteve për më shumë kohë. Më pas, Rudina kaloi të hënave, ndërsa Sokol Balla të enjteve me Top Story. Shqip me Rudina Xhungën u transmetua për 13 vite rresht, ndërsa Top Story për 11.

Rudina Xhunga tregon përvojën më të shëmtuar në
Rudina Xhunga, Dritare

Xhunga kaloi në Vizion Plus, me një tjetër emisin debati të quajtur Dritare, i cili zgjati dy vite në ekran. Në momentin që Sokol Balla lëvizi nga Top Channel në Vizion Plus, Rudina Xhunga mbylli emisionin dhe u largua nga Vizion Plus.

E pyetur në Thumb nëse shkaku i largimit nga Vizion Plus ishte pikërisht Balla, Xhunga e mohoi në mënyrë të tillë që lë hapësirë për interpretim. Asaj i janë mërzitur emisionet e tilla. “Nuk e kam më motivimin të mbledh gjashtë të ftuar dhe t’u them zihuni tani. [...] Shpresoj që emisioneve të tilla t’u vijë fundi shumë shpejt,” tha ajo.

Rudina Xhunga tregon përvojën më të shëmtuar në

Larry King, gazetar amerikan, krijues i talk show Larry King Live, emisionit më popullor në CNN me më shumë se 1 milion shikues çdo natë.

REELS

“Vicky Cristina Barcelona” nga Woody Allen Me: Scarlett Johansson, Rebecca Hall, Javier Bardem, Penélope Cruz Zhanri: Komedi romantike-dramatike Viti: 2008

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

----rudina-xhunga-tregon-pervojen-me-te-shemtuar-ne-top-channel