Fashion & Beauty

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

Bertrand dje, kritiku ynë i modës, tha se Rudina del në transmetim thuajse 20 ditë të muajit, me 20 fustane të ndryshme dhe ia del të duket shumë bukur me 70% prej tyre. Është vërtetë fitore e madhe.

Me një udhëtim të shkurtër në Instagramin e moderatores, ra në sy e përbashkëta e shumicws sw fotove: fustani treçerekësh. Mund të duket si zgjedhja e thjeshtë në ditët pa imagjinatë, por jo. Ky lloj fustani është thikë me dy presa. Ose ngjan shumë, shumë bukur. Ose ngjan si një dhjetë vjeçare me rrobat e mamit.

Rudina, dukshëm, bën pjesë në kategorinë e parë. Ky fustan lejla është dashuri me shikim të parë, që nga rripi, mëngët si këmbanë e deri tek ngjyra e veçantë.

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

Ndërsa ky, ngjyrë kumbulle, ka tjetër lloj rripi dhe jake, e duket si fustan xhaketë. Fustanet xhaketë janë trend për momentin dhe ishte pa dyshim zgjedhje e mirë.

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

Me këtë prerje të ngushtë, Rudina iu largua palave të mëdha të korrentit dhe zgjodhi një look më elegant, më serioz. Ngjyra guximtare u kombinua me një palë taka të arta, akoma më guximtare.

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

Detajet e këtij fustani janë sa të thjeshta, aq dhe moderne. Si fillim, kombinimi i ngjyrës së gjakut me grinë e metaltë, së dyti e çara e lartë në anë dhe së treti palat e korrentit. Veshja ngjan si dy pjesëshe dhe do ta vishnim pa u menduar.

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

Dhe së fundi, një tjetër kombinim guximtar i të gjelbërtës ushtarake dhe rozës së ndezur brenda në mëngë.

Rudina Magjistari është mjeshtre e fustanit treçerekësh

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal