Anabelizim

Robert Aliaj s’është aq i thellë sa mendon se është

Robert Aliaj s’është aq i thellë sa mendon se

Para se t’i hyni dramës që është Robert Aliaj, lexoni shkrimin tonë të mëparshëm në lidhje me përdhunimin e tij në adoleshencë. Madje, madje, nëse nuk i zini besë palo interpretimit tim, mund të ndiqni tërë intervistën, me zë e figurë, dhe të zgjidhni vetë ç’doni të mendoni. I parashtroj këto, sepse sipas Aliajt, çështja e përdhunimit është nxjerrë nga konteksti dhe lajmi është trajtuar me nota dashakeqe. Pse të më dëgjoni mua, kur mund ta vërtetoni vetë. Sidoqoftë, deklaratat e Aliajt janë përcjellë ekzaktësisht në mënyrën si u thanë në intervistë dhe reagimet e mia ishin thellësisht të ndjera.

“Mund të kesh 100 argumente interesante dhe të gjithave mediave të shitura do t’ju interesojë vetëm një informacion pa vlerë, një provokim ironik për ta bërë lajm. Unë ja dhashë këtë kënaqësi me qëllim: E para meqë e kuptova që po kërkohej një lajm dhe mua më pëlqen të eksperimentoj qëllimisht që ata të bënin atë që prisja unë, ta nxirrnin nga konteksti dhe të tregoheshin keqdashës [sic],” tha Aliaj në një prononcim ekskluziv për Revistën Class.

Nëse lexoni me kujdes, mund të vini re të njëjtin refren që Aliaj ka vite që këndon. Ai është artist, i thellë, provokator dhe ne të tjerët, dele të pavetëdijshme. Nisim nga fundi. Lajmi nuk është nxjerrë nga konteksti, sepse biseda nuk kishte kontekst. Ishte ftuar në studion e “Provokacija” për të bërë muhabet të rëndomë e për të nxjerrë ndonjë lajm përmidis. Nëse prej tij po kërkohej një lajm, pse duhej të bindej dhe të shpikte një “provokim ironik”? Pse e quan “informacion pa vlerë”, kur Aliaj është figurë publike dhe flet për përdhunimin e tij, aq më keq, për kënaqësinë që ndjejnë gratë kur përdhunohen? Vërtet ky burrë 60-vjeçar nuk e kupton ç’dëm bën kur thotë shkoqur se grave u pëlqen të përdhunohen? E vërteta s’mund të jetë kaq traumatike.

Aliaj bën gjithçka për pak vëmendje dhe me njerëz autentikë dhe realisht interesantë në televizionet shqiptare, i duhet të thotë gjëra të tilla për 15 minuta famë. Natyrshëm, s’mund të kërkojë vëmendje haptazi, kështu që e shet si provokim apo eksperiment. Lind pyetja: kë po provokon? Të vetmit që na vijnë ndërmend janë mediat që raportuan ekzaktësisht atë që tha dhe viktimat e sulmeve seksuale që u ndjenë të poshtëruar nga deklarata e tij. Pyetja tjetër: ç’hipotezë vërtetoi apo hodhi poshtë ky ‘eksperiment’? Vërtetoi që kur thua çmendurira, njerëzit kthejnë sytë dhe dëgjojnë.

Me një kërkim të shpejtë, nën emrin e Aliajt gjeni me dhjetëra e me dhjetëra sherre dhe sulme publike të ngjashme, njësoj të pabaza, e njësoj dashakeqe. Është zënë publikisht me Roza Latin, Viola Spiron, Sejfulla Myftarin, Albërie Hadërgjonajn. S’mund të harrojmë deklaratën famëmadhe “kur të shoh ty, bëhem për oturak” drejtuar Linda Reit. Ju thashë që është i njëjti refren i vjetër sa vetë manikyri i zi.

Robert Aliaj e di mirë ç’po bën dhe pse.  Kontroversialiteti, ashtu si seksi dhe dhuna, shet. Është në dorën tonë a e blejmë më.

Alberta Kamenica
Gazetare

REELS

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Robert Alia is not as deep as he thinks he is

Robert Aliaj s’është aq i thellë sa mendon se
----robert-alia-is-not-as-deep-as-he-thinks-he-is