Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky sapo na dhanë një detaj për emrin e bebit nr. 3 *.*

Rihanna dhe A$AP Rocky sapo na dhanë një detaj për emrin e bebit
Getty Images


Rihanna dhe Rocky, pavarësisht se mund të kenë mëdyshje për emrin e bebit, diçka e dinë me siguri: Emri do të nisë me shkronjën “R”.

Rihanna dhe A$AP Rocky sapo na dhanë një detaj për emrin e bebit

Gjatë një interviste të fundit për Entertainment Tonight në premierën e filmit “Smurfs”, RiRi zbuloi se ajo dhe partneri i saj tashmë e kanë zgjedhur nistoren e emrit të bebit nr. 3.

“Gjithmonë do të jetë një emër që fillon me ‘R’. Kjo është e vetmja gjë për të cilën unë dhe Rocky nuk zihemi,” tha Rihanna.

Rihanna dhe Rocky janë tashmë prindër të dy djemve: RZA, 3 vjeç, dhe Riot, 23-muajsh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Në një tjetër intervistë për ET gjatë premierës botërore të “Smurfs” në Bruksel, A$AP Rocky gjithashtu la të kuptohej se janë në pritje të një vajze.

“Është ajo vajza që ke pritur?” e pyeti gazetari, ndërsa reperi u përgjigj i buzëqeshur: “Po, vëlla, po, është.”

Këngëtarja e “Diamonds” njoftoi shtatzëninë e saj të tretë në Met Gala, në maj të këtij viti. Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në eventin e modës, duke konfirmuar dyshimet e vazhdueshme të fansave.

Epo, mesa duket, albumi që presim të gjithë nuk do vijë, por të paktën do shohim bebe të lezetshme dhe me super stil në veshje.

 

REELS

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Si unë në maturë 😩

Kur një burrë do shumë fëmijë duket sikur do që edhe gruas “t’ia lidh këmbët”

“Mos ik o trim”

I mbani mend???