
Shën Valentini u shoqërua me dedikime të shumta në familjen Beckham dhe Brooklyn-i nuk u la jashtë tyre, pavarësisht deklaratave të tij ndaj prindërve. Kësaj here ka qenë motra e tij, Harper Seven, e cila ka bërë një dedikim për vëllezërit (përfshirë edhe Brooklyn-in) në Instagramin e saj privat, duke postuar një foto të vjetër me ta për ditën e Shën Valentinit.

Në foton bardhezi, Harper duket e buzëqeshur teksa përqafon vëllain e madh, Brooklyn, në një pishinë, ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Romeo dhe Cruz, qëndrojnë pas, me krahët rreth njëri-tjetrit.
“Ju dua të gjithëve aq shumë sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë,” shkroi ajo mbi foton, duke i bërë tag tre vëllezërve të saj të mëdhenj.

Fotoja u ripostua nga Romeo në Instagramin e tij, i cili shtoi një emoji të pafundësisë mbi imazh. Kjo nuk ishte fotoja e vetme që ajo postoi. Një tjetër dedikim u ripostua nga Victoria Beckham në Instagram.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për vëllezërit më të mirë në gjithë botën x,” shkruante mbi foto Harper Seven.
Pamja shoqërohej nga kënga "Big Girls Don’t Cry", dhe Victoria shtoi një emoji zemre të kuqe kur e rihodhi në Instagram-in e saj.

Më 19 janar, Brooklyn akuzoi familjen se po përpiqej të prishte marrëdhënien e tij me Nicola Peltz Beckham. Ai pretendoi se në ditën e tij të dasmës, Victoria kishte anuluar fustanin e nusërisë së Nicola-s në minutën e fundit dhe kishte “vjedhur” vallëzimin e tyre të parë si çift. Në rrëfimin e gjatë nuk kurseu as babain dhe dy vëllezërit. Që prej asaj dite, edhe pse nuk ka zgjedhur më të flasë mbi dramën familjare, veprimet e tij kanë treguar më shumë se fjalët. Sipas raportimeve, thuajse çdo tatuazh kushtuar familjarëve e ka fshirë, ç'ka lë të kuptohet se edhe nëse një ribashkim ndodh, do të jetë vetëm nëse Victoria dhe David-i përpiqen mjaftueshëm.

Miq të familjes kanë reaguar ndaj situatës. I fundit ishte Gordon Ramsay, i cili i kërkoi Brooklyn-it të reflektonte, por reagimi nuk vonoi. Brenda pak orësh, Brooklyn e kishte hequr edhe atë nga lista e ndjekësve.




