Kryeministri Rama njoftoi se porsi javën e kaluar, qarkullimi dhe biznesi do të ndalë nga ora 13:00 e të shtunës deri në orën 05:00 të të hënës.
“Nga e hëna, askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me email ose telefon në emër të familjes,” shton ai.
Qeveria ka përgatitur një aplikacion ku qytetarët mund të kërkojnë leje për dalë për të bërë pazar për gjithë familjen. Aplikacioni do të prezantohet “pas pak” dhe do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane.