Nuk e dimë se çfarë mesazhesh i kanë shkuar Yllit, por këngëtari e pa të arsyeshme që të sqarojë njëherë e mirë kuptimin e këngës “Kaje”, e cila vjen si bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Përmes një postimi në Instastory, Ylli tregon se kuptimi është “Kaje – vajtoje”, jo “Ku je?”!

“Kaje do të thotë qaje, vajtoje, jo ka je, ku je. Se doni të më çmendni”, shkroi Ylli.
Ne besonim se vetë teksti ishte i qartë, por nejse, që ta dini nga sot e tutje! Është qaje, jo ku je!
Ja dhe një pjesë e këngës!
“Kaje, mos t'u hekt' mërzia
Zemrën tem e ke lëndu tash
Kaje, edhe lot e mia
Oh, sa po gabon, e dija
Kaje, mos t'u hekt' mërzia
Zemrën tem e ke lëndu tash
Kaje, edhe lot ? mia
Oh, sa po gabon, e dija”
Pra, tani që jeni më të qartë se kurrë, shijoni këngën dhe kuptoni se Ylli s’do t’ia dijë ku është ajo, thjesht do t’i thotë që të vajtojë për Yllin.