Nëse nëna është narciste, ajo mund të duket sikur mohon veten - si dikush që gjithmonë bën gjëra për fëmijët e saj dhe nuk mendon kurrë për veten. Ajo vepron kështu sepse dëshiron vëmendje dhe duhet të përfshihet në çdo vendim.
Nëse jeni të rritur, ajo mund të jetë shumë e përfshirë në jetën tuaj. Ndoshta po planifikoni një martesë, por ajo nuk pranon të vijë nëse ftoni babanë. Ose kur flisni, ajo gjithmonë e kthen vëmendjen te vetja.
Nëse nëna juaj është narciste, mund të jetë emocionalisht manipuluese, thotë Mark Ettensohn, autor i “Demaskimi i narcizmit: Një udhërrëfyes për kuptimin e narcistit në jetën tuaj”. Prindërit narcistë mund të kenë reagime pozitive jorealiste të cilat papritmas mund të kthehen në kritika tepër të ashpra.
Të jetosh me një nënë narciste është e vështirë. Narcistët shpesh i shohin fëmijët e tyre si zgjerime të vetes. "Shpesh fëmijët ndihen të padëgjuar, të panjohur dhe të përdorur nga prindërit e tyre narcisistë," thotë për WebMD Kimberly Perlin, një punonjëse sociale e licencuar.
Si të identifikoni një narcist?
- Një ndjenjë e fortë e madhështisë (nivele të larta të vetëvlerësimit, rëndësisë, vetëbesimit dhe ndjenjës se janë superiorë ndaj të tjerëve)
- Qëndrim ose sjellje arrogante
- Përfitojnë nga të tjerët për të marrë atë që duan
- Besojnë se ata janë unikë ose të veçantë
- Ekzagjërojnë arritjet dhe talentet
- Nevojë e tepërt për admirim
- Mungesë ndjeshmërie
- Ndjenja zilie
- Fantazi për sukses
- Mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë trajtim të veçantë
Perlin thotë t'i bëni vetes këto pyetje për të kuptuar nëse nëna juaj është narciste:
1. A mund t’i pranojë ajo reagimet negative?
2. A duket tepër e shqetësuar për mënyrën se si duket për të tjerët?
3. A ka nevojë për komplimente dhe reagime pozitive për t’u ndjerë e mbështetur?
4. A ka nevojë që të tjerët ta dinë që ajo është më e mbingarkuar, e nënvlerësuar ose që bën maksimumin si nënë?
5. A ta bën të qartë se i detyrohesh?
6. A mendoni se duhet të jeni në një mënyrë të caktuar ose të arrini diçka që të keni dashurinë dhe miratimin e saj?
7. A e kërkon ajo vëmendjen në një mënyrë të çuditshme ose të pakëndshme?
"Nëse u përgjigjeni shumë prej pyetjeve me “po”, mund të bëhet fjalë për narcizmin," thotë Perlin.
- Dy modele prindërimi që krijojnë fëmijë narcistë sipas ekspertëve
- Je rritur nga një baba narcist? Zbuloje tani!
- 5 shenja të sjelljes suaj, që tregojnë se jeni rritur nga prind(ër) narcist!
- Që ta dini: 5 gjëra që ju presin pas ndarjes me një partner narcist
- Tiparet toksike: Si t’i dalloni te vetja dhe të tjerët
- Ja si të dalloni një narcist të fshehtë, sipas ekspertëve
Burimet: "How a Parent's Narcissistic Personality Disorder Affects Their Child" (William E Krill Jr), WebMD