Lifestyle

Publiku voton ‘Goblin Mode’ si Fjalën e Vitit në Oxford: Ç’kuptim ka?

Publiku voton ‘Goblin Mode’ si Fjalën e Vitit në Oxford:

Më shumë se 300,000 njerëz votuan për Fjalën e Vitit të Oksfordit për vitin 2022. Në vend të parë u rendit: Goblin Mode.

Modaliteti Golbin? Çfarë nënkupton? Goblin Mode është një term zhargon që i referohet një qasjeje për të refuzuar pritshmëritë shoqërore dhe për ta jetuar jetën në mënyrë të çrregullt, pa marrë parasysh imazhin e vetes.

I keni parasysh manifestimet për të qenë versioni më i mirë i vetes? Goblin Mode është e kundërta. Në folklorin e popujve të ndryshëm, “goblin” i referohet krijesave të vogla, groteske dhe të këqija. Në rrjete sociale, tashmë i referohet njerëzve që e jetojnë jetën duke hequr dorë nga normat e shoqërisë dhe përqafojnë instiktet e tyre për një përvojë çliruese.

“Termi u jep njerëzve lirinë për të hequr qafe normat shoqërore dhe për të përqafuar ato të rejat,” tha gjuhëtari dhe leksikografi amerikan, Ben Zimmer. “Duke pasur parasysh vitin që sapo kemi përjetuar, Goblin Mode tregon se të gjithë ne ndihemi pak të mbingarkuar.”

Në vendin e dytë u rendit fjala “metaverse” – një mjedis i realitetit virtual – ndërsa në vendin e tretë hashtagu '#IStandWith' – një hashtag i përdorur për të shprehur solidaritetin me një kauzë, grup, person etj.

 

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Public Votes 'Goblin Mode' as Oxford Word of the Year: What Does It Mean?

Publiku voton ‘Goblin Mode’ si Fjalën e Vitit në Oxford:

More than 300,000 people voted for the Oxford Word of the Year for 2022. In first place was: Goblin Mode .

Golbin mode? What does it mean? Goblin Mode is a slang term that refers to an approach to reject societal expectations and live life in a disorderly manner, without regard for self-image.

Are you considering the manifestations of being the best version of yourself? Goblin Mode is the opposite. In the folklore of various peoples, "goblin" refers to small, grotesque and evil creatures. In social media, it now refers to people who live their lives by abandoning society's norms and embrace their instincts for a liberating experience.

"The term gives people the freedom to shed social norms and embrace new ones," said American linguist and lexicographer Ben Zimmer. "Given the year we've just had, Goblin Mode shows that we're all feeling a little overwhelmed."

In second place was the word "metaverse" - a virtual reality environment - while in third place was the hashtag '#IStandWith' - a hashtag used to express solidarity with a cause, group, person, etc.