Showbiz

Pse të gjithë në TikTok flasin ashtu? Influencer-at dhe “intonacioni teatral”

Pse të gjithë në TikTok flasin ashtu? Influencer-at dhe

Hej shoqe, sapo më erdhën disa gjëra nga Sephora - ja çfarë bleva. Përgatitu me mua për një ditë në Vlorë. Ejani të kalojmë ditën bashkë- duke nisur me një kafe. Nëse ke kaluar qoftë edhe pak kohë në TikTok, me siguri ke lexuar këto fraza me një zë melodioz dhe entuziast, të njohur si “TikTok voice” (apo zëri i TikTok-ut).

Por çfarë është saktësisht “TikTok voice”? 

Linguisti Tony Thorne e përshkruan si një kombinim tonalitetesh që përfshijnë një zë të lartë, frymëmarrje të theksuar dhe theksim të fjalëve kyçe. Gjithashtu, shpesh i shtohet një intonacion që duket sikur çdo fjali është një pyetje, për t’u siguruar që dëgjuesi është me vëmendje. Sociolinguisti Christian Ilbury shpjegon se ky stil nuk ka të bëjë vetëm me tonalitetin, por edhe me mënyrën se si ndërtohen fjalitë: prezantimi fillestar, një hyrje që të tërheq dhe më pas përmbajtja kryesore.

Kjo formë e foluri ka një qëllim të qartë: të të mbajë të përqëndruar. Në një platformë si TikTok, ku çdo sekondë vlen, influencer-at ndjekin formula të provuara për të të mbajtur të interesuar. Dhe për sa kohë që videot monetizohen me anë të angazhimit, kjo është një taktikë e zgjuar.


Sigurisht, jo të gjithë janë të kënaqur me këtë stil. Shpesh kritikohet si “shtirje” ose “joautentik”. Por, në të vërtetë, mënyra se si flasim ndryshon gjithmonë sipas audiencës. Njësoj si një mësues që përdor një ton të butë për të komunikuar me fëmijët, edhe influencer-at krijojnë një mënyrë të foluri që i përshtatet punës së tyre.

Nëse mendon se ky fenomen është diçka e re, kthehu pak pas në kohë. Aktorët e Hollivudit të shekullit të 20-të përdornin një “theks transatlantik” - një përzierje mes anglishtes amerikane dhe britanike - për të tingëlluar më të sofistikuar. Dhe sot, influencer-at, përfshirë edhe shqiptarët, ndonjëherë huazojnë tinguj amerikanë për të shtuar një “prekje” ndërkombëtare.

Duket sikur bota e internetit po na detyron të flasim të gjithë njësoj, duke na bërë të ndjekim shabllone që marrin vëmendje. Pyetja është: a do të fillojë kjo formë e foluri të ndikojë edhe në mënyrën si komunikojmë jashtë ekranit? Apo do të mbetet thjesht një fenomen kalimtar i TikTok-ut?

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Why does everyone on TikTok talk like that? Influencers and "theatrical intonation"

Pse të gjithë në TikTok flasin ashtu? Influencer-at dhe

Hey mate, I just got some stuff from Sephora - here's what I bought. Prepare with me for a day in Vlora. Let's spend the day together - starting with a coffee. If you've spent even a little time on TikTok, you've probably read these phrases in a melodious and enthusiastic voice, known as the "TikTok voice".

But what exactly is "TikTok voice"? 

Linguist Tony Thorne describes it as a combination of tones that include a high-pitched voice, heavy breathing and emphasis on key words. Also, an intonation is often added that makes each sentence sound like a question, to make sure the listener is paying attention. Sociolinguist Christian Ilbury explains that this style is not just about tone, but also about how sentences are constructed: the opening introduction, an engaging introduction, and then the main body.

This form of speech has a clear purpose: to keep you focused. On a platform like TikTok, where every second counts, influencers follow proven formulas to keep you interested. And as long as the videos are monetized through engagement, this is a smart tactic.


Of course, not everyone is happy with this style. It is often criticized as "fake" or "inauthentic". But really, the way we speak always changes according to the audience. Just like a teacher who uses a soft tone to communicate with children, influencers also create a way of speaking that suits their work.

If you think this phenomenon is something new, go back in time. Hollywood actors of the 20th century used a "transatlantic accent" - a mix between American and British English - to sound more sophisticated. And today, influencers, including Albanians, sometimes borrow American sounds to add an international "touch".

It seems like the internet world is forcing us all to speak the same, making us follow patterns that get attention. The question is: will this form of speech begin to affect the way we communicate off the screen? Or will it just remain a passing TikTok phenomenon?