Lifestyle

Pse s'je i/e pasur?

Pse s'je i/e pasur?

Do thoni ju, "ç'pyetje është kjo", por mos u nxitoni! Kemi edhe përgjigjen. S'jeni të pasur mjaftueshëm sepse justifikoheni në vend që të zini mend? Ç'duam të themi me këtë? Lexoni më poshtë:

Të hartosh një buxhet personal është diçka e mërzitshme

Në rregull, e pranojmë që nuk është gjëja më argëtuese që mund të bëni. Por t’i dedikosh qoftë edhe pak orë për të krijuar një skemë realiste shpenzimesh dhe kursimesh do t’ju shpërblehet duke ju kursyer një stres të jashtëzakonshëm në të ardhmen.

Nuk kam kohë për të shënuar çdo para që harxhoj

Hartimi i një buxheti mund të kërkojë goxha kohë në fillim, duke llogaritur të gjitha shpenzimet dhe ato që doni të kurseni. Por së fundmi, një gjë e tillë është bërë edhe më e thjeshtë falë aplikacioneve të shumta që jua lehtësojnë punën.

Nuk fitoj mjaftueshëm para për të hartuar një buxhet

Mendoni që s’ju duhet një buxhet përderisa çdo para që fitoni shjkon për gjëra të nevojshme? Gabim. Hartimi i një buxheti është edhe më thelbësor kur të ardhurat tuaja janë të ulëta, në mënyrë që çdo para e fituar të shpenzohet në mënyrë të zgjuar.

Jam dobët me matematikën

Nuk duhet ndonjë aftësi e jashtëzakonshme në llogaritje duke qenë se hartimi i një buxheti kërkon veprime bazike përllogaritëse.

Nuk kam nevojë për një buxhet

Edhe nëse jeni shumë të mirë në menaxhimin e parave, gjithnjë ka mundësi për më mirë.

Ç'duhet të bëni në vend që të ankoheni? 

Ndiqni këto 3 hapa dhe prisni rezultatet!

1.Mbani shënim se për çfarë shpenzoni

Udhëzuesit financiar gjithmojnë rekomandojnë që njerëzit gjithmonë duhet të shënojnë se ku shkojnë paratë e tyre. Kjo mund të jetë e dhimbshme prandaj njerëzit rezistojnë ta bëjnë. Është e thjeshtë: merrni një fletë të bardhë ose celularin dhe shënoni.

2.Ngrini një fond emergjence

Gjërat e papritura mund të ndodhin prandaj është mirë që të keni një fond emergjence për çdo të papritur. Nëse situata është e dëshpëruar, ju duhet të bëni disa hapa të vegjël:
- Të paktën 1% të pagesës tuaj çdo muaj mund ta depozitoni tek llogaria e kursimeve.
- Mbajeni veçmas kusurin. Duke kursyer të hollat për një kohë të gjatë, ato do të shtohen.

3. Mos merrni borxhe

Përpiquni që për nevojat tuaja të përdorni të ardhurat dhe nëse ato nuk janë të mjaftueshme mund të kërkoni një punë shtesë ose mund të gjeni një mënyrë tjetër për t’i blerë më lirë. Nëse me vetëdijen tuaj do të bini dakord se do të paguani vetëm gjërat për të cilat keni para, jeta juaj do të ndryshojë. Mosmarrja e borxhit është një nga hapat më të rëndësishëm për të ndryshuar jetën financiare.

REELS

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

🆕Fresh start marketing pack! Më shumë promovim, më shumë rritje, më shumë klientë të rinj! 📈 Për më shumë info na telefononi në +355 0697070150

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Why aren't you rich?

Pse s'je i/e pasur?

You will say, "what a question this is," but don't be in a hurry! We have the answer, too. Don't have enough because you're justified instead of just remembering? What do we mean by that? Read below:

Creating a personal budget is boring

All right, we admit it's not the most fun thing you can do. But dedicating even a few hours to creating a realistic spending and savings scheme will reward you by saving you tremendous stress in the future.

I don't have time to write down any money I spend

Designing a budget can take a lot of time at first, calculating all the expenses and what you want to save. But lately, it has become even simpler thanks to the numerous applications that make it easy for you to work.

I don't get enough money to draft a budget

Think you don't need a budget as long as any money you earn goes to necessities? Wrong. Designing a budget is even more essential when your income is low so that any money earned can be spent wisely.

I'm weak with math

You do not need any extraordinary calculus since budgeting requires basic calculus.

I don't need a budget

Even if you are very good at managing money, there are always opportunities for better.

What should you do instead of complaining?

Follow these 3 steps and wait for the results!

1. Make a note of what you spend

Financial guides always recommend that people should always note where their money goes. This can be painful so people resist doing it. It's simple: take a white sheet or cellphone and make a note.

2. Raise an emergency fund

Unexpected things can happen so it is best to have an emergency fund for any surprises. If the situation is depressing, you need to take a few steps:
- You can deposit at least 1% of your payment each month into your savings account.
- Hold the rest apart. By saving money for a long time, they will increase.

3. Don't get into debt

Try to use the income for your needs and if they are not enough you can look for extra work or find another way to buy it cheaper. If you agree with your consciousness that you will only pay for the things you have money for, your life will change. Debt default is one of the most important steps to change your financial life.