Relationships

Pse shumica e burrave nuk kanë shokë të ngushtë?

Pse shumica e burrave nuk kanë shokë të ngushtë?

“Miqësitë nuk janë thjesht për ata me të cilët ulesh në autobusin e shkollës apo luan në skuadrën e futbollit në fëmijëri. Ato janë një element kryesor i përvojës njerëzore”, thonë ekspertët.

Por krijimi dhe ruajtja e miqësive të thella dhe kuptimplota si të rritur është e vështirë, veçanërisht për burrat, sipas studimeve. Më pak se gjysma e burrave raportojnë se janë të kënaqur me miqësitë e tyre dhe vetëm rreth 1 në 5 prej tyre kanë marrë mbështetje emocionale nga një mik gjatë javës së fundit, krahasuar me 4 në 10 gra, sipas një ankete të vitit 2021 nga qendra e anketimit “American Life”.

Dobësimi i miqësive mes burrave fillon rreth moshës së adoleshencës së mesme dhe të vonë dhe bëhet më i theksuar në moshën e rritur, tha Judy Yi-Chung Chu, e cila jep një kurs mbi zhvillimin psikologjik të djemve në universitetin “Stanford”. Dhe ata që mbajnë miqësi me burra të tjerë, shpesh raportojnë se kanë nivele më të ulëta të përfshirjes emocionale sesa gratë.

"Djemtë nuk lindin të shkëputur emocionalisht; ata bëhen të tillë," tha Dr. Niobe Way, një kërkuese dhe profesoreshë e psikologjisë së zbatuar në universitetin e New York.

"Studimet kanë treguar se miqësitë e ngushta mbrojnë shëndetin tonë mendor dhe fizik", shtoi ajo. Dhe burrat që u japin përparësi këtyre raporteve shoqërore po luftojnë kundër një prej gjërave më të dëmshme për shëndetin njerëzor – vetminë”, tha Dr. Frank Sileo, një psikolog nga Ridgewood, New Jersey.

"Ajo që burrat rrezikojnë të humbasin është ndjesia e të mos qenit vetëm në botë ose të mos qenit vetëm në përvojën e tyre jetësore," tha Sileo. “Studimet kanë treguar se "zbulimi i shqetësimit emocional përmirëson mirëqenien emocionale të burrave, rrit ndjenjat e të qenit të kuptuar dhe rezulton në më pak vetmi," shtoi ai.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Why do most men not have close friends?

Pse shumica e burrave nuk kanë shokë të ngushtë?


"Friendships are not just about those you sit with on the school bus or play on the soccer team as a child. They are a key element of the human experience," experts say.

But creating and maintaining deep and meaningful friendships as adults is difficult, especially for men, according to studies . Fewer than half of men report being satisfied with their friendships, and only about 1 in 5 have received emotional support from a friend in the past week, compared with 4 in 10 women, according to a 2021 survey by the Center for of the survey "American Life".

The weakening of male friendships begins around middle and late adolescence and becomes more pronounced in adulthood, said Judy Yi-Chung Chu, who teaches a course on the psychological development of boys at Stanford University. And those who maintain friendships with other men often report having lower levels of emotional involvement than women.

"Boys aren't born emotionally detached; they become emotionally detached," said Dr. Niobe Way, a researcher and professor of applied psychology at New York University.

"Studies have shown that close friendships protect our mental and physical health," she added. And men who prioritize these social relationships are fighting against one of the most damaging things to human health - loneliness," said Dr. Frank Sileo, a psychologist from Ridgewood, New Jersey.

"What men risk losing is the sense of not being alone in the world or not being alone in their life experience," Sileo said. Studies have shown that "disclosing emotional distress improves men's emotional well-being, increases feelings of being understood, and results in less loneliness," he added.

Suggested articles: