Të shtunën, ylli i Keeping Up With The Kardashians, shpërndau një foto të modeleve shtatzënë të veshura me stile të ndryshme të linjës së saj Skims, me emër “solutioonwear”, duke shpjeguar se linja do të dalë në nëntë ngjyra në 16 shtator.
“Ajo që keni pritur: Skims do të vijë së shpejti. Prezantimi i veshjeve për gratë shtatzëna që ofrojnë më të mirën në rehati dhe mbështetje për ndryshimin e trupit tuaj gjatë dhe pas shtatzënisë”, shkroi ajo në Instagram.
Ajo gjithashtu u tregoi ndjekësve më shumë për dizajnin e tyre, se si pjesa e sipërme ka një kapëse që shërben për të thjeshtësuar gji-dhënien dhe “material jo-kompresiv” që lejon rritje të shëndetshme të barkut të gruas dhe i jep formë kofshëve dhe të pasmeve.
Në rrjetet sociale, zbulimi i linjës së re u prit me reagime të ndryshme dhe disa njerëz akuzuan Kardashian se me prodhimin e saj të ri, nënkupton që gratë shtatzëna duhet të shqetësohen për pamjen e trupave të tyre.
“Pse grave shtatzëna ju nevojitet Skims? Është kaq pa lidhje”, shkroi një person në Twitter.
“Lërini njerëzit të shijojnë shtatzëninë e tyre pa menduar se duhet të mbajnë një figurë perfekte.”
Dikush tjetër tha:
“Pse do mbante dikush “shapewear” në një bark shtatzënë”?
Shapewear – Veshje që supozohet t’i japin formë trupit, apo të theksojnë/fshehin pjesë të caktuara, pak a shumë si korse.
“Më falni për injorancën, por kush po përpiqet të riformësojë trupin e tyre shtatzënë? Nuk ju pëlqen më shumë të rrini qetë, lirshëm dhe rehat në shtatzëni? Është pak a shumë koha e vetme në jetë, kur mund të jeni aq pa formë dhe të lirë sa të doni!”, shkruan dikush tjetër.
Lidhur me kritikat, Kim thotë se linja e saj nuk është për “hollim, por për mbështetje.”
“Pjesa e barkut nuk e bën barkun të duket më i vogël”, sqaroi ajo për koleksionin e ri. Në fakt është një material i shtresuar më hollë në krahasim me pjesën tjetër të veshjes. Ai siguron mbështetje për të ndihmuar në peshën e pakëndshme që mbartet në stomakun tuaj, që ndikon në pjesën e poshtme të shpinës tuaj dhe kompresimi në pjesën e streçeve, ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së shkaktuar nga ënjtja e këmbëve.”
Pavarësisht pakënaqësive, të shumtë kanë qenë edhe ata që e kanë mbështetur idenë.
“Yay! Nuk ka patur shumë opsione në treg për shapewear të grave shtatzëna. Mezi pres të dalin!”
Një person tjetër shkroi:
“Jam kaq e lumtur për koleksionin e ri të Skims! Reçipetat gjatë shtatzëninë nuk më përshtaten më dhe kam qenë prej kohësh në kërkim të diçkaje mbështetëse, por edhe funksionale.”
Kjo nuk është hera e parë që Kardashian shkakton polemika me linjën e saj të rrobave. Në vitin 2019, ajo e riemërtoi markën Skims pasi emri i saj origjinal u dënua për të qenë "i pandjeshëm nga pikëpamja kulturore".
Burimi: E! News, Mirror CO UK