Lifestyle

Pse kaq shumë personazhe filmash vizatimorë janë në ngjyrë të verdhë?

Pse kaq shumë personazhe filmash vizatimorë janë në

Nëse mendoni për ngjyrën e verdhë, mund të mendoni direkt për diellin, dritën, ose ndjenja gëzimi dhe optimizmi. Nëse vazhdoni të mendoni më tej, sigurisht që do t'ju shkojë mendja të paktën tek një nga shumë filmat vizatimorë me personazhe të verdhë: Pikachu, SpongeBob, Simpsons etj. Kjo s'është gjithmonë rastësi. Ja disa arsye pse ngjyra e verdhë është përzgjedhur kaq shpesh në personazhe dhe filma të ndryshëm:

1. Kontrasti

Duke qenë një nga ngjyrat kryesore (së bashku me blunë dhe të kuqen), e verdha është shumë e dallueshme. Ngjyrat kryesore në ekran janë e kuqja, jeshilja dhe bluja. Në këtë skemë ngjyrash, bluja dhe e verdha janë në anët e kundërta të spektrit, duke e bërë njëra-tjetrën të dallohet më shumë dhe duke qenë se bluja është një ngjyrë shumë e përhapur në disa dimensione (mendo detin, qiellin etj), ka kuptim që krahasaj saj të përdoret e verdha për të dhënë efektin e kontrastit. Kjo i bën karakteret më të dukshëm.

2. Efekti psikologjik

Tradicionalisht, e verdha shoqërohet me lumturi dhe gëzim. Kjo është provuar nga një hulumtim, i cili zbuloi se shumica e pjesëmarrësve (72%) përmendën të verdhën si pozitive, dhe vetëm 0.5% e të anketuarve menduan se ishte negative. Kjo karakteristikë e së verdhës e bën atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për personazhe të gëzueshëm dhe karizmatikë.

3. S'ka si të mos e shihni

E verdha është ngjyra më e dukshme në dritë të dobët dhe është ngjyra e dytë më e dukshme gjatë ditës. Është e dallueshme edhe për njerëzit me disa forma të verbërisë së ngjyrave.

4. Është e veçantë për fëmijët

Ngjyra e verdhë përdoret shpesh në reklamat për fëmijët, pasi edhe ata e lidhin këtë ngjyrë me emocione pozitive. Në marketing, e verdha përdoret zakonisht për paketimin e produkteve "argëtuese".

Në një studim, fëmijëve iu dha një zgjedhje midis shkumësave me ngjyra të verdha dhe kafe pasi dëgjuan një histori të lumtur dhe një të trishtuar. Shumica e grupit "histori e lumtur" zgjodhën shkumësin e verdhë, dhe shumica e fëmijëve nga grupi i dytë preferuan shkumësin në ngjyrë kafe, duke provuar se lidhja e ngjyrave me gjendjen shpirtërore të një personi është e rëndësishme.

5. Tërheq vëmendjen

Sikurse përmendëm dhe më parë, e verdha është një nga ngjyrat më të dukshme. Kjo bën që shpesh të përdoret edhe për lloje të ndryshme sinjalizimesh, që duhet të shihen nga një distancë dhe të tërheqin vëmendjen tonë. 

Për më tepër, kjo është një nga ngjyrat që natyra përdor për të dërguar sinjale të tipit: "Qëndro larg". E verdha mund të shihet tek insektet thumbuese (bletët, grerëzat), gjarpërinjtë helmues dhe kafshë të tjera të rrezikshme. 

Pra, në tërësi kjo ngjyrë na bën t'i kushtojmë vëmendje, prandaj përdoret kaq shumë edhe në filmat vizatimorë.

Burimi: Sciencing, Bright Side

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Why are so many cartoon characters in yellow?

Pse kaq shumë personazhe filmash vizatimorë janë në

Why are so many cartoon characters in yellow?

If you think of the color yellow, you can think directly of the sun, light, or feelings of joy and optimism. If you continue to think further, you will certainly think of at least one of the many cartoons with yellow characters: Pikachu, SpongeBob, Simpsons, etc. This is not always a coincidence. Here are some reasons why the color yellow has been chosen so often in different characters and movies:

1. Contrasts

Duke qenë një nga ngjyrat kryesore (së bashku me blunë dhe të kuqen), e verdha është shumë e dallueshme. Ngjyrat kryesore në ekran janë e kuqja, jeshilja dhe bluja. Në këtë skemë ngjyrash, bluja dhe e verdha janë në anët e kundërta të spektrit, duke e bërë njëra-tjetrën të dallohet më shumë dhe duke qenë se bluja është një ngjyrë shumë e përhapur në disa dimensione (mendo detin, qiellin etj), ka kuptim që krahasaj saj të përdoret e verdha për të dhënë efektin e kontrastit. Kjo i bën karakteret më të dukshëm.

2. Efekti psikologjik

Traditionally, yellow is associated with happiness and joy. This was proven by a survey, which found that the majority of participants (72%) mentioned yellow as positive, and only 0.5% of respondents thought it was negative. This feature of yellow makes it an excellent choice for cheerful and charismatic characters.

3. There is no way you can not see it

Yellow is the most visible color in low light and is the second most visible color during the day. It is also noticeable for people with some form of color blindness

4. It is special for children

The color yellow is often used in advertisements for children, as they also associate this color with positive emotions. In marketing, yellow is commonly used for the packaging of "entertainment" products.

In one study, children were given a choice between yellow and brown crayons after hearing a happy story and a sad one. Most of the “happy story” group chose yellow chalk, and most of the children from the second group preferred brown chalk, proving that the connection of colors to a person’s mood is important.

5. Attracts attention

As mentioned before, yellow is one of the most visible colors. This makes it often used for different types of signals, which should be seen from a distance and attract our attention. 

Moreover, this is one of the colors that nature uses to send signals of the type: "Stay away". Yellow can be seen in stinging insects (bees, wasps), venomous snakes and other dangerous animals. 

So on the whole this color makes us pay attention to it, which is why it is used so much in cartoons as well.

Source: Sciencing, Bright Side