Lifestyle

Pse e festojmë Shën Valentinin?

Pse e festojmë Shën Valentinin?

Me shumë mundësi e dini që do të harxhoni goxha sot në mbrëmje, por me shumë mundësi nuk e dini pse? Pse festohet Shën Valentini? Pse sot? Pse ka kaq shumë rëndësi?

Le të nisin me Shën Valentinin – ose Valentinët. Sipas history.com, ka disa Valentinë, të gjithë martirë, që lidhen me festën. Sidoqoftë, Shën Valentini i Ternit është më i famshmi.

Nën sundimin e Klaudit II, ushtria romake përbëhej thuajse vetëm nga burra beqarë. Për t’u shpëtuar jetët, Valentini, i cili ishte peshkopi i Ternit asokohe, martonte çifte që t’i mbante burrat larg luftës.

Për fat të keq, perandorit s’i pëlqeu ky romanticizëm dhe i preu kokën peshkopit në periferi të Romës.

Ekziston dhe një rrëfenjë tjetër më pak e dhunshme se kjo. Një burrë i quajtur Valentin, i burgosur nga romakët, i dërgoi një letër gruas që dashuronte me nënshkrimin, ‘Nga Valentini yt.” Dhe siç thuhet, ajo letër nxiti kartolinat e Shën Valentinit.

Kjo shpjegon pse emri lidhet me dashurinë, por s’shpjegon festën?

Pse e festojmë Shën Valentinin?

Meritat i takojnë Lupercalia, festës pagano-romake për fertilitetin. Gjatë festivalit, sakrifikoheshin një dhi dhe një qen. Gëzofët zhyteshin në gjak dhe gratë gjuheshin me lëkurët e kafshëve të vdekura. Nuk e dimë si, por kjo supozohej t’i bënte më fertile.

Për sa i përket finales së Lupercalia – që e ka marrë emrin nga Lupa, ulkonja që rriti Remin dhe Romulin – mbahej një lotari çiftesh. Gratë vendosnin emrat në një shportë dhe burrat i zgjidhnin. Çiftet e formuara rastësisht qëndronin bashkë deri në fund të festivalit. Zakonisht, martoheshin.

Në fund të shekullit të 5-të, Lupercalia u ndalua nga Papa Gelasius, i cili e shpalli 14 shkurtin Ditën e Shën Valentinit. Shumë kohë më vonë, dita filloi të asociohej me dashurinë. Në Angli dhe Francë besohej se në mes të shkurtit, ngaqë zogjtë nisin çiftëzohen, duhet kremtuar dashuria.

Kupidi është simbol i Shën Valentinti sepse sipas poetëve të vjetër grek, ai ishte një i pavdekshëm i pashëm që luante me emocionet e Zotave dhe njerëzve përmes shigjetave të arta që ngjallnin dashuri. Gjatë periudhës helenistike, ai nisi të imagjinohej si një fëmijë i shëndoshë dhe i praptë.

Ana komerciale e Shën Valentinit, me kartolinat dhe dhuratat, e pati zanafillën në shekullin e 19 me Esther Allen Howland.

Pse e festojmë Shën Valentinin?

Sipas një artikulli të vitit 2017 nga Time, Howland knsiderohet si Nëna e Valentinit Amerikan. Gjatë viteve 1850, kartolinat e Shën Valentinit ishin shumë të shtrenjta dhe iportoheshin nga Europa.

Howland vendosi t’i bënte vetë dhe t’i shiste me një çmim të arsyeshëm. Në majën e karrierës, ajo fitonte 100 mijë dollarë në vit, që me standardet e sotme kap vlerën e multimilionave.

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Why do we celebrate Valentine?

Pse e festojmë Shën Valentinin?

You probably know you're going to spend a lot of money tonight, but you probably don't know why? Why is Valentine's Day celebrated? Why today? Why is it so important?

Let's start with Valentine - or Valentines. According to history.com, there are some Valentines, all martyrs, related to the holiday. However, Terni's Valentine is the most famous.

Under Claudius II, the Roman army consisted of almost single men. To save lives, Valentine, who was Bishop of Tern at the time, married couples to keep men out of the war.

Unfortunately, the emperor disliked this romanticism and beheaded the bishop on the outskirts of Rome.

There is another less violent story than this one. A man named Valentin, imprisoned by the Romans, sent a letter to the woman he loved with the signature, 'From your Valentine.'

This explains why the name is related to love but does not explain the holiday?

The merits belong to Lupercalia, the pagan Roman feast of fertility. During the festival, a goat and a dog were sacrificed. The fur was dipped in blood and the women brushed the skins of dead animals. We do not know how, but this was supposed to make them more fertile.

Regarding the Lupercalia finale - named after Lupa, the scream that raised Remy and Romulus - a pair raffle was held. Women put their names in a basket and the men selected them. Randomly formed couples stayed together until the end of the festival. Usually, they got married.

The commercial side of Valentine, with postcards and gifts, originated in the 19th century with Esther Allen Howland.

According to a 2017 article by Time, Howland is regarded as the Mother of American Valentine. During the 1850s, Valentine's Day cards were very expensive and exported from Europe.

Howland decided to make them himself and sell them at a reasonable price. At the top of her career, she earned $ 100,000 a year, which by today's standards reaches the value of multimillion.