Në astrologjinë kineze, disa shenja horoskopi konsiderohen më me fat se të tjerat. Prindërit që besojnë në këtë sistem shenjash, shpesh dëshirojnë që fëmijët e tyre të lindin gjatë viteve të caktuara, në mënyrë që ata të kenë edhe më shumë fat. Disa prindër në Kinë bëjnë gjithçka që të shmangin lindjet gjatë viteve të caktuara. Statistikisht, në vitin 2013, Viti i Gjarprit sipas astrologjisë kineze solli një rënie prej 1.97 milion lindjesh. Ndërkohë, numri më i madh i lindjeve u shënua gjatë Vitit të Dragoit. Ja disa prej shenjave që konsiderohen më me fat se të tjerat, sipas horoskopit kinez.
1. Bualli

Shumë prindër dëshirojnë që fëmijët e tyre të lindin gjatë Vitit të Demit. Sipas një astrologu kinez, kjo shenjë përfaqëson punën e palodhur dhe besueshmërinë. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë të qëndrueshëm dhe arrijnë sukses në çdo fushë të rëndësishme, nga jeta personale te karriera.
2. Tigri

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë të guximshëm dhe fuqishëm. Tigri është një nga shenjat më me fat të horoskopit kinez. Me guximin dhe vendosmërinë e tyre, prindërit që duan një fëmijë të fuqishëm dhe kokëfortë zakonisht synojnë që fëmija i tyre të lindë gjatë këtij viti.
3. Dragoi

S’është surprizë që prindërit dëshirojnë të kenë një fëmijë të lindur në këtë shenjë. Studimet tregojnë se çdo vit i Dragoit që nga 1976-a ka pasur një rritje të ndjeshme të lindjeve. Kjo shenjë konsiderohet me fat dhe e fuqishme, madje dikur në Kinën e Lashtë vetëm familja mbretërore mund të përdorte simbolin e Dragoit. Prindërit që besojnë në astrologjinë kineze e dinë se fëmija i lindur gjatë Vitit të Dragoit ka fat të madh.
4. Gjarpri

Sipas një astrologu, “Gjarpri është si një dragua i vogël për shumë njerëz,” prandaj prindërit shpesh dëshirojnë që fëmijët e tyre t'i përkasin kësaj shenje. Kjo shenjë konsiderohet plot fat, e fuqishme, dhe e mençur. Megjithatë, disa njerëz besojnë se Gjarpri mund të sjellë sfida financiare.
5. Kali

Sipas astrologut, shenjat që lindin gjatë këtij viti konsiderohen të zgjuara, besnike dhe energjike. Ata janë të përkushtuar ndaj studimeve, karrierës dhe priten të jenë shumë të suksesshëm.
6. Dhia

Dhia dikur konsiderohej një nga shenjat më fatkeqe në astrologjinë kineze. Sipas autorit Ma Bayong, ky besim lidhej me strukturën e syve të dhisë dhe përjetimin e jetës së vështirë. Sidoqoftë, sipas një astrologu kinez, gjërat po ndryshojnë. Tani Dhia konsiderohet me fat, dhe ekziston një shprehje kineze që thotë “Dhitë sjellin fat.”
7. Derri

Prindërit që besojnë në astrologjinë kineze shpesh dëshirojnë fëmijë të kësaj shenje, sepse simbolizojnë paranë dhe rehatinë. Bebet e lindura në Vitin e Derrit konsiderohen të bekuar me një jetë të rehatshme. Shumë prindër kinezë besojnë se fëmijët e lindur në këtë shenjë janë me fat dhe të ndershëm.


