Shfrytëzoni mbetjet e kafesë së zezë dhe telben pa sheqer bëjeni pilling-maskë për lëkurë të lodhur. Është e ditur që kafeina ndihmon në largimin e toksinave nga lëkura.
Përbërësit:
1 lugë telbe të kulluar të kafesë së vluar
-----.-----
1-2 lugë qumësht për pastrim të fytyrës
-----.-----
1 lugë mjaltë
-----.-----
Përgatitja:
Në gotë përzieni kafen e kulluar disa kafe, me mjaltë. Shtojini qumështin që pastroni fytyrën që të fitoni masë të yndyrshme.
Përdorimi:
Vendoseni butësisht masën në fytyrë dhe në dekolte. Më pas me duar në mënyrë rrethore hapeni maskën nëpër lëkurë. Lereni që maska të rrijë 10 minuta në mënyrë që kafeina dhe mjalti të bëjnë efektin e tyre. Kafeina me antioksidantin e vet largon toksinën nga lëkura, zvogëlon qeskat nën sy, eliminon skuqjen dhe ngadalëson plakjen, derisa mjalta rigjeneron lëkurën dhe e bën më të butë.
Shplajeni fytyrën dhe dekoltenë me ujë të vakët.