Një avion i linjës gjermane “German Wings” me kosto të ulët, është rrëzuar në Jug të Francës pranë rajonit Digne. Avioni Airbus A320 raportohet të jetë përplasur në Alpet franceze. 148 persona kanë qenë në bordin e tij, 6 prej të cilëve pjesë e ekuipazhit dhe ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar. Avioni ishte nisur nga Barcelona drejt Dyseldorfit.
Kontaktet me avionin janë humbur rreth orës 9:38-9:48.
E përditësuar: Presidenti francez François Hollande ka thënë: "Rrethanat e aksidentit, që ende nuk janë zbardhur tërësisht, na bëjnë të mendojmë se nuk ka asnjë të mbijetuar."
Ai shton se zona e aksidentit është tepër e vështirë për t'u aksesuar. Raportohet se pjesa më e madhe e pasagjerëve janë shtetas gjermanë. Avioni kishtë dërguar një sinjal rreziku pak momente para përplasjes.
Avionët e "German Wings" kanë një reputacion shumë të mirë në Gjermani duke qenë se janë avionë që janë përdoruar nga kompania "Lufthansa" teknikët e së cilës gjithashtu kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.
Burimi: BBC