Me shumë gjasa, Marina Vjollca e frymëzoi Getoar Selimin për këngën “Birthday”, teksti i së cilës është dedikim i një djali në ditëlindjen e të dashurës. Në videoklip shfaqet një vajzë bjonde që të kujton Marinën.
Në vargjet e tij, Getoari i thotë të dashurës të kënaqet sa më shumë sepse është dita e saj, se është aq e mirë saqë meriton të trajtohet çdo ditë si në ditëlindje, por edhe i kujton se, qejfin le ta bëjë por ama, të mos harrojë se me kë e bën qejfin e vërtetë.
“Nata është e jotja veç trego se kush ta prish/ zemër rri mshirt se përmas e ke një bish”, repon Getoari.
Marina i pohoi sot se po, është një bishë e vërtetë. Ajo postoi në Instagram këngën e Getoarit duke shkruar:
“Bisha je”.
Më konfirmim se kaq?
Të ishim në vend të Getoarit, s’do ishim lodhur fare t’i kujtonim se kush e ka vendin ku. Marina ia ditka shumë mirë vlerat.