
Aktori i njohur i “The Cosby Show”, Malcolm-Jamal Warner, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Ai vdiq si pasojë e mbytjes, ndërsa ishte me pushime me familjen në Kosta Rika.
“Rreth orës 14:00 të dielën, Warner ndodhej në oqean dhe u zhyt në një rrymë e fortë”, thuhet në një deklarate të policisë, e siguruar nga The Post.
Ai u nxor nga uji nga persona që ndodheshin pranë plazhit Cocles, në Limon dhe u dërgua në breg, ku Kryqi i Kuq i Kosta Rikës tentoi ta sillte në jetë, por për fat të keq ishte vonë. Aktori u shpall i vdekur në vendngjarje.
Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksim nga mbytja, sipas autoriteteve.
I nominuar për Emmy, Malcolm la pas bashkëshorten dhe një vajzë, emrat e të cilave nuk janë bërë publikë, pasi aktori i ndjerë shquhej për faktin se ishte njeri shumë privat.
Ai u bë i famshëm për rolin e Theodore Huxtable në “The Cosby Show” nga viti 1984 deri në 1992. Më vonë, ai luajti në “Malcolm & Eddie” nga 1996 deri në 2000 e më pas në “Reed Between the Lines” nga 2011 deri në 2015.
Malcolm pati gjithashtu role në serialet “Suits”, “The Resident” etj.
Projektet e tij më të fundit përfshijnë “9-1-1” dhe “Alert: Missing Persons Unit.”
Gjatë vitit të fundit, aktori ishte bashkëprezantues i podkastit “Not All Hoodes”, episodi i së cilit u transmetua javën e kaluar.