
Si rrallëherë, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të gripit që duket se ka pushtuar vendin tonë. Këto institucione do të vijojnë të jenë të mbyllura edhe për datat 4, 5, 6 dhe 7 janar. Vetmë një ditë më parë, u raportua se rreth 15 mijë persona në të gjithë vendin janë prekur nga gripi ndërsa repartet e pediatrisë janë të tejmbushura me fëmijë të sëmurë.
Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu bëri thirrje për kryerjen e vaksinës, si mjeti më i mirë për mbrojtjen nga gripi. Një tjetër udhëzim nga ISHP është edhe që çdo i sëmurë të qëndorjë në shtëpi dhe të bëhet kujdes me higjienën.
Burimi: News 24