Lifestyle

Për vajzat që duan të ndihen pak franceze, ky është detaji që ju duhet!

Flokë të shpurpurisura, xhinse të vjetra, të grisura dhe një palë atlete: këto na vijnë në mendje kur mendojnë një vajzë franceze që nuk e vret shumë mendjen për atë që të tjeët mendojnë, por për atë që ndodh brenda botës së saj. E nëse tentojmë të futemi në këtë botë detajesh, do kuptojmë që nuk është vetëm imazhi ai që e bën të tillë.

Do pyesni ku fillon i gjithë ky sharm apo kjo aureolë elegante? Në fakt, fillon në shtëpi. Me siguri imagjinoni një apartament parizien me një tapet të vogël të blerë në tregun e gjerave të përdorura, një set me produkte kozmetike për lëkurën dhe një bibliotekë të mbushur me libra. Megjithatë ka një gjë që vajzat franceze e mbajnë në shtëpizën e tyre dhe që përmbush të gjithë pikturën. “Ka gjithmonë lule në apartamentet franceze. Edhe nëse nuk janë lule, aty do gjesh gjithmonë një bimë ose një akuarium të vogël peshqish” shpjegon Cindy Bruna, ëngjëlli francez i “Victoria’s”. Sipas saj, çdo lloj kafshe shtëpike është thelbësorë për një shtëpi të vogël. Tendenca vjen që nga jugu i Francës, nga fushat e Provencës dhe bima e livandos. Vetë Bruna preferon t’i mabjë lulet në dhomën e ndenjtjes, ambjenti që shohin fillimisht të gjithë mysafirët. “Lulet janë përgjithësisht gjëja e parë që ata shohin. Unë ble lule ndonjëherë, edhe sikur në formë dhurate për veten time. Mbajnë erë të mirë dhe duken bukur, përse të mos i duash?” shpjegon ajo.

Doni të dini një sekret: Flisni me lulet. Kjo gjë do i ndihmojë të rriten. E ndërsa lëvizim nëpër profilet e blogereve franceze në Instagram, kuptojmë që ato vërtet i adhurojnë lulet. Caroline de Maigret, Jeanne Damas, Lou Doillon apo Sabina Socol: Kanë kaq shumë lule në apartamentet e tyre, saqë Dmas për shembull e quan vendin ku jeton “një treg lulesh”. Për vajzat që jetojnë vetëm dhe duan të ndihen pak franceze, ky është detaji që ju duhet!

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson