Fakt: Një ndër gjërat që burrat duan në shtrat është e folura me fjalë “të pista”.
Në një artikull të mëparshëm, shkruhet: Nuk është e nevojshme të tregosh çdo gjë që po ndodh, por do të habiteshe me efektin që kanë disa fjalë të pista në momentin e duhur. Jo kushdo është rehat ta bëj këtë, po nuk ka nevojë të shkosh shumë larg zonës së rehatisë. Fjalë dhe shprehje si “lagem”, “ndjehem shumë mirë” dhe “më fortë” mund të funksionojnë shumë mirë. Vetëm mos u trego shumë specifike, “Konfirmoj se penisi jot është në vaginën time”, nuk do funksionojë për akënd.
Bazuar në një sondazh të disa ditëve më parë, 84% e votuesve janë shprehur se “kanë folur me mesazhe erotike”. Po kështu, pjesa dërrmuese ka pohuar se “flasin me fjalë të pista”.
Megjithatë, siç e lexuat edhe në titull, ky artikull është për të gjithë ata/ato që e kanë me siklet një të folur të tillë.
Kini parasysh që askush nuk ju detyron; pra nëse nuk dëshironi, nuk ka asnjë problem. Nëse nuk jeni 100% të përfshirë në lidhje pse nuk i besoni partnerit, vështirë që të ndiheni rehat me një situatë të tillë.
Nëse vërtet ndjeni se mund ta praktikoni, fillimisht flisni me partnerin. Niseni me fjali duke përshkruar ç’keni në mendje. Kështu mund të nisni paralojën.
Për të pasuruar “fjalorin”, mund të lexoni libra erotikë. Herët e para, niseni me mesazhe pasi përballë mund të ndiheni jo fort komod. Thuajeni me zë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo.