
Në një intervistë së fundmi për “Thumb” (e shtunë, 22 qershor), Ana Lika zbuloi se ajo dhe Fifi kanë një raport të ngushtë. Marrëdhënia e tyre nisi të përmirësohej pasi Ana postoi një prej këngëve të Fifit në Instagram.
“Postova këngën e fundit,” u shpreh ajo. “Që prej atij momenti filluam të flisnim dhe jemi shoqe të ngushta.”
Për ju që nuk dini asgjë: E ftuar në emisionin “Pop Sugar” në Radio Travel në tetor të 2018-s, Ana Lika u bë pjesë e një loje. Ajo duhet të komentonte 11 VIP-a, pa i përmendur emrin. Mirëpo kur erdhi radha tek Fifi, ajo theksoi se nuk e kishte problem t'i përmendte emrin. Pasi komentoi sherrin me Tayna-n, përmendi peshën e këngëtares, duke përdorur përcaktorë si “fuçi uthulle” dhe “balenë”.
“Kam dëgjuar që fliste dhe për peshën. Mendoj që më mirë të mos lodhet që t’i humbë ato kile, sepse nuk do t’i humbë pasi është gjenetike. Po të dobësohet do ta humbë atë...dmth njerëzit e kanë dashur ashtu.”
Asokohe, gjatë një interviste në rubrikën “Flakë Fare” në “Pop Culture”, Fifi u shpreh: “Anës thjesht i uroj suksese në jetë edhe uroj që ajo energjia negative t’i zbutet. Më duket se ajo në të gjithë intervistat që ka bërë, ka thënë që kërkon një burrë. Ishalla e gjen o motër se ashiqare të hiqet energjia negative. Edhe qetësohu se jeta është e bukur.”
Po kështu, gjatë një interviste në programin “MCN Urgenca”, në maj të këtij viti, Ana u pyet për përplasjen e saj me Fifin. “Nuk pata asgjë, thjesht thashë mendimin tim asokohe,” u shpreh ajo. “Sot jam bërë keq fare, jam shëndoshur. Po të shoh intervistën që kam thënë atëherë, do them ‘po çfarë thua moj të hëngërt mortja, shiko si je bërë për vete'.”
Megjithatë, siç duket gjithçka është hedhur pas krahëve.