Princ Harry dhe Meghan Markle janë gati për dy ndryshime gjigante në jetën e tyre. Së fundmi çifti është vendosur në shtëpinë e re në Frogmore Cottage dhe mbi të gjitha, janë gati për të pritur fëmijën e parë, që pritet të vijë nga dita në ditë.
Por, nëse për çdo çift tjetër, lëvizja në shtëpi të re dhe ardhja e një bebushi përkthehet në “gati për një jetë të re”, për Meghan-in dhe Harry-n s’është kështu.
Sipas Daily Mail, ajo dhe princi mund të zhvendosen në Afrikë për 3 vitet e ardhshme! Ndonëse vendi është ende duke u diskutuar, qëllimi është i qartë.
Çifti mbretëror do të shkojë për t'u marrë me projekte që në thelb kanë punën vullnetare dhe promovimin e Anglisë.
Thuhet se Afrika është vendi në të cilin do të jetojnë për shkak të lidhjes së ngushtë që si Meghan ashtu dhe princi kanë me të.
“Çdo plan për të ardhmen e Dukës dhe Dukeshës janë spekulative. Asnjë vendim konkret nuk është marrë për rolet e tyre më vonë.”- kështu i është përgjigjuar pallati mbretëror thashethemeve të mësipërme, por nëse nuk ka asnjë mohim...?