Relationships

Paris Hilton s’zihet kurrë me të fejuarin dhe ky mund të jetë sekreti i lumturisë

Paris Hilton s’zihet kurrë me të fejuarin dhe ky mund të

Trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve, Paris Hilton, u fejua para pak ditësh me të dashurin e saj prej një viti, aktorin Chris Zylka. Gjatë këtij viti bashkë, Paris i është referuar shpeshherë marrëdhënies së saj si perfekte. Madje, të dy kanë thënë se jeta me partnerin është një përrallë.

Ama, një deklaratë ra më shumë në sy se të tjerat. Në nëntor, Paris tha për US Weekly: “Jemi i vetmi çift që nuk zihet kurrë. Të gjithë miqtë e mië më thonë ‘ju jeni çifti perfekt. S’ju kemi parë kurrë të ziheni.’”

Zylka shtoi: “Dimë të komunikojmë”.

Kushdo që e dëgjon mund të mendojë se këta të dy s’e kanë të gjatë bashkë. Të gjithë e dimë se një çift që nuk zihet kurrë, ka më shumë probleme se ata që zihen vazhdimisht.

E vërteta ka më shumë nuancë se kaq.

Paris Hilton s’zihet kurrë me të fejuarin dhe ky mund të

Ç’do të thotë të zihesh në radhë të parë? Nëse Paris e ka fjalën për sherret e ulëta, ku e shan partnerin gjithë nerva dhe asnjëri s’fiton asgjë, atëherë bën mirë që s’zihet kurrë.

Çiftet kanë domosdo konflikte mes tyre që duhen zgjidhur. Konfliktet mund të zgjidhen edhe pa u zënë dhe kësaj i referohemi kur themi sekreti i lumturisë në çift.

Psikologia Susan Heitler shkruan se: “Zënkat në çift, në çfarëdolloj intensiteti, shfaqin një problem në marrëdhënie. Çiftet që nuk zihen janë shumë herë më të lumtura, por kjo s’do të thotë që problemet dhe konfliktet duhen fshehur nën krevat. Në fakt, çiftet që nuk duan të zihen, duhet të dialogojnë mirë dhe gjatë për të arritur një zgjidhje të përbashkët për të dy palët.”

Paris Hilton s’zihet kurrë me të fejuarin dhe ky mund të

Ndërsa një tjetër ekspert marrëdhëniesh, John Gottman, thotë se zënkat janë të pashmangshme në një lidhje: “Në një marrëdhënie funksionale, njerëzit tregohen shumë të butë në konflikte. Nuk nxjerrin kthetrat dhe nuk i sulen partnerit. Janë shumë empatikë. Përshembull, në vend të sharjeve dhe gjaknxehtësisë, i afrohen partnerit me diçka të tipit ‘zemër, nuk është ndonjë problem i madh, por doja ta flisja me ty.’”

E mira e të mirave është të mos e krahasoni marrëdhënien tuaj me të dikujt tjetër.

Një studim i vitit 2012, zbuloi se nëse si çift hasni shumë konflikte tani, me siguri do të hasni të njëjtën gjë edhe njëzetë vite më vonë. Nëse Paris dhe Chris nuk zihen tani, s’kanë për t’u zënë me kalimin e kohës.

Por nga ana tjetër, psikologia Sauna A. Springer thotë se është mirë të zihesh para martese pasi ‘mund të mbledhësh informacione mbi partnerin në lidhje me mënyrën si zihet dhe ta përdorësh këtë për të procesuar më lehtësisht konfliktet e ardhshme.’

Paris Hilton s’zihet kurrë me të fejuarin dhe ky mund të

Miqtë e Paris thonë se ata kanë një marrëdhënie perfekte, por na falni për sinqeritetin, nuk ekziston diçka e tillë.

Burimi: Business Insider

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb