Paris Hilton, 33 vjeç, është duke u shoqëruar me modelin 18-vjeçar Jordan Barret!
Thuhet se ata kanë qënë në një marrëdhënie prej muajsh dhe me gjithë differencën në moshë (15 vjet), kanë shumë të përbashkëta.
Një mike e modelit konfirmoi për Daily Mail Australia: "Jordan po shoqërohet me Paris Hilton dhe ai më tha se janë në lidhje. Ai më tha se po shoqërohen me pauza, por që ai e pëlqen vërtetë Paris-in".
Jordan ka një të shkuar të trazuar. Të dy prindërit e tij janë të dënuar për udhëheqjen e një karteli me lëndë narkotike prej 9 milion dollarësh. Por, modeli thotë se nuk ka lidhje të afërta me ta.
Paris ka patur gjithmonë tërheqje ndaj meshkujve shumë më të rinj në moshë. Vetëm para pak kohësh, ajo u nda përfundimisht nga 23-vjeçari River Viiperi.
Burimi: Daily Mail
#showbiz