
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, aktorja Gwyneth Paltrow postoi rreth 6 orë më parë në Instagram një foto jo fort të zakontë. Ajo shfaqet së bashku me vjehrrën dhe ish-vjehrrën e saj.

“Kjo zonjë e bukur në të majtën time është vjehrra ime, Nancy Falchuk. Zonja e bukur në të djathtën time është vjehrra ime e parë, Alison Martin. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dua t’u shpreh mirënjohje të gjitha grave në jetën time. I dua të gjitha. Kur jemi [si] motra me njëra-tjetrën, ndodhin mrekulli.” – shkruan Gwyneth.
Në tetor të vitit 2002, Paltrow u takua me vokalistin dhe themeluesin e grupit Coldplay, Chris Martin. Ata u martuan më 5 dhjetor 2004 në një ceremoni në Kaliforni dhe janë prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë.
Pasi aktorja u bë nënë, u shkëput nga puna dhe ndër të tjera vuajti edhe nga depresioni postpartum.
(Shën.red – Depresioni postpartum është një formë e depresionit që prek pak lindjes jo vetëm gratë, por edhe burrat, ndonëse në një nivel më të ulët. Pas lindjes së fëmijës, pjesa më e madhe e grave përjetojnë çrregullime humori. Për një pjesë, këto çrregullime janë të lehta dhe njihen si “Baby Blues”. Në rastin e kundërt, gjendja emocionale e grave shoqërohet me mërzi, trishtim, ankth, humbje interesi ndaj foshnjës, irritim, panik etj.)
Gwyneth dhe Chris Martin i dhanë fund martesës në 2014-n, pas 10 vite martesë.
Në po të njëjtin vit, ajo u njoh me producentin Brad Falchuk, të cilin e takoi gjatë xhirimeve të “Glee”. Ata dolën publikisht bashkë në prill të vitit 2015 dhe shpallën fejesën 3 vite më vonë. Në korrik të një viti më parë, çifti kurorëzoi historinë e dashurisë në martesë përmes një ceremonie të vogël dhe private në Long Island, New York.