Showbiz

Olta Beqiri flet për ‘Këngën Magjike’: Emocionet dhe momenti i sikletshëm në skenë

Olta Beqiri flet për ‘Këngën Magjike’: Emocionet dhe

Kur e telefonuan për ta pyetur nëse do të kishte dëshirë të prezantonte “Këngën Magjike”, Olta Beqiri bëri telefonin mute dhe u hodh nga gëzimi. Aktorja e serialit “$NOB” tregon për Anabel për eksperiencën e saj në moderimin e festivalit.

“Për mua ka qenë një nga dhuratat më të bukura që mund të kem marrë ndonjëherë, sepse e kam pasur ëndërr dikur që ta prezantoja ‘Këngën Magjike’ dhe m’u bë realitet shumë më shpejt nga çfarë e kisha menduar,” tha ajo.

E pyetur në lidhje me vështirësitë e një përvoje të tillë, të re për të, ajo u përgjigj: “Të them të drejtën nuk ka pasur shumë vështirësi, plus dhe Arditi na ka lënë që të qëndrojmë në natyralitetin tonë. Gjëja më e vështirë që kam pasur në prova dhe në netët live ka qenë zbritja e shkallëve me fustanet e gjata dhe taka [qesh].”

Mirëpo përballja me publikun live padyshim që u shoqërua me pak ankth.

 “Duke qenë se kishim bërë shumë prova, mendoja se edhe dalja e parë në skenë do të ishte si në prova. Por, në minutat para se të dilja në skenë, kam qenë duke u dridhur. Harrova çdo gjë, m’u fshi totalisht gjithçka. Por në momentin që dola në skenë, më ndihmuan shumë edhe njerëzit. Më ndihmoi publiku shumë që të ndihesha rehat. Mikpritja e tyre më bëri të ndihesha shumë komode.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Beqiri🦁 (@olta_beqiri)

Si çdo spektakël live, ndikuar padyshim edhe nga emocionet e një skene si “Kënga Magjike”, pati edhe një moment të sikletshëm.

 “Po, ka qenë një moment shumë i sikletshëm. Unë kam një problem që nuk lexoj te promteri [pajisje që ndihmon prezantuesit me një tekst elektronik vizual] dhe çdo gjë që them më duhet ta mbaj mend sepse promteri më ngatërron. E në një moment harrova të thoja një nga kanalet ku jepet ‘Kënga Magjike’. Më korrigjoi Arditi dhe u ndjeva shumë në siklet që e harrova.”

“Kënga Magjike” është eksperienca e parë e Oltës si prezantuese, një eksperiencë të cilën ajo është e gatshme ta ripërjetoj.

 “Personalisht këto netë më kanë kaluar si dhjetë minuta. E kam shijuar aq shumë dhe më është dukur që ka ikur aq shpejt, saqë absolutisht do të doja ta përsërisja si eksperiencë. Është një lloj energjie që nuk e merr dot në asnjë vend tjetër. Energjia që të jep publiku live është e pabesueshme, të jep një lloj sigurie, një lloj vetëbesimi që nuk e merr dot asnjë tjetër, për mua personalisht.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Beqiri🦁 (@olta_beqiri)

E njohur dikur për videot e saj në TikTok, Olta u bë e famshme përmes serialit "$NOB”, ku luante rolin e Kristelës, një vajze të pasur të cilën familja e la në baltë ia preu ëndrrën në mes. Personazhi i saj ka qenë një ndër më të spikaturit e sezonit të parë të “$NOB”, ku Kristela ishte sa antagoniste aq edhe krejt e kundërta.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Olta Beqiri talks about the 'Magic Song': Emotions and the awkward moment on stage

Olta Beqiri flet për ‘Këngën Magjike’: Emocionet dhe

When they called her to ask if she would like to present the "Magic Song", Olta Beqiri put the phone on mute and jumped for joy. The actress of the series "$NOB" tells Anabel about her experience in moderating the festival.

"For me it has been one of the most beautiful gifts I could have ever received, because I once had a dream to present 'The Magic Song' and it came true much sooner than I thought," she said.

Asked about the difficulties of such a new experience for her, she answered: "To tell the truth, there weren't many difficulties, plus Arditi let us stay in our naturalness. The hardest thing I've had in rehearsals and live nights has been going down the stairs in long dresses and heels [laughs].”

However, facing the live audience was undoubtedly accompanied by some anxiety.

 "Since we had rehearsed a lot, I thought that even the first appearance on stage would be like a rehearsal. But in the minutes before I went on stage, I was shaking. I forgot everything, everything was completely erased. But the moment I went on stage, the people helped me a lot. The audience helped me a lot to feel comfortable. Their hospitality made me feel very comfortable.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Beqiri🦁 (@olta_beqiri)

Si çdo spektakël live, ndikuar padyshim edhe nga emocionet e një skene si “Kënga Magjike”, pati edhe një moment të sikletshëm.

 “Po, ka qenë një moment shumë i sikletshëm. Unë kam një problem që nuk lexoj te promteri [pajisje që ndihmon prezantuesit me një tekst elektronik vizual] dhe çdo gjë që them më duhet ta mbaj mend sepse promteri më ngatërron. E në një moment harrova të thoja një nga kanalet ku jepet ‘Kënga Magjike’. Më korrigjoi Arditi dhe u ndjeva shumë në siklet që e harrova.”

“Kënga Magjike” është eksperienca e parë e Oltës si prezantuese, një eksperiencë të cilën ajo është e gatshme ta ripërjetoj.

 “Personalisht këto netë më kanë kaluar si dhjetë minuta. E kam shijuar aq shumë dhe më është dukur që ka ikur aq shpejt, saqë absolutisht do të doja ta përsërisja si eksperiencë. Është një lloj energjie që nuk e merr dot në asnjë vend tjetër. Energjia që të jep publiku live është e pabesueshme, të jep një lloj sigurie, një lloj vetëbesimi që nuk e merr dot asnjë tjetër, për mua personalisht.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Beqiri🦁 (@olta_beqiri)

E njohur dikur për videot e saj në TikTok, Olta u bë e famshme përmes serialit ‘$NOB”, ku luante rolin e Kristelës, një vajze të pasur të cilën familja e la në baltë ia preu ëndrrën në mes. Personazhi i saj ka qenë një ndër më të spikaturit e sezonit të parë të “$NOB”, ku Kristela ishte sa antagoniste aq edhe krejt e kundërta.