Kur kujtojmë Sinan Hoxhën, kënga e parë që na vjen natyrshëm të këndojmë është “8 me 2”. Madje, jo pak herë gratë ua kanë kënduar bashkëshortëve të tyre nëpër dasma, kështu si me gjysmë shaka...
Gjithsesi, vetë këngëtari gjatë një interviste për E-shoë pranoi se në një mënyrë apo një tjetër edhe Andrra ja ka bërë atij “8 me 2” dhe këtë Sinani e dinte fare mirë që para se të martohej!
“Në fakt unë atëherë këngën e bëra si me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua, edhe po, ma ka bërë “8 me 2”. Në fakt jo vetëm mua, por të gjithë njerëzve. Nuk është se ta bëjnë gratë, por është vetë jeta, natyra.
Pra, kur ti s’je më vetë, ti je vetë i dytë dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, duhet të shkosh në një orar të caktuar. Kështu është jeta, ose mos u martoni fare. Për të gjithë ata që nuk janë martuar mendohuni dhe njëherë se nuk është aq mjalt!”- u shpreh ai.
Epo nëse Sinan Hoxha thotë kështu, di diçka, prandaj dëgjojeni
edhe njëherë këngën dhe mendoni...