
Nuk është paruke: Kylie Jenner sapo bëri vërtet ndryshimin drastik
Kylie Jenner hapi lojën e parukeve; jeshile, rozë, bionde apo të zeza. Por, këtë herë më e vogla e motrave Kardashian-Jenner i dekoloroi me të vërtetë flokët. Në Snapchat ajo postoi momentet kur po i zbardhte në bionde platin.
Kylie, e cila ka ruajtur gjithmonë ngjyrën gështenjë të flokëve, vendosi të ndryshojë për herë të parë kaq drastikisht.
Trendi i flokëve në tonalitete shumë të hapura për gratë me lëkurë të bronztë nisi nga Kim Kardashian në 2015-ën, kur u shfaq me flokë platin dhe vetullat e saj të errëta natyrale.

Mos humbisni edhe





Fashion & Beauty
Dhjetë modele flokësh elegante për ditët e nxehta

Fashion & Beauty