I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Noizy i ka dhënë fund zërave se ka pasur një krisje në marrëdhënien e tij me Encën.
“Enca është motra e vogël, pjesëtare e grupit. Këto kanë qenë thjesht keqkuptime, thjesht shaka tonat të tepruara.”-u shpreh reperi i cili fillimisht, i pyetur për këtë çështje, u përgjigj se ai ishte një nga ato mëngjeset kur ngrihesh me “kacabuj”.
“Këto gjëra janë vetëm midis nesh, e dua shumë, ajo është numri një!”-ka vijuar më tej Noizy duke shtuar se Enca është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Vetëm pak kohë më parë, në mediat online u përfol për një zënkë mes dy bashkëpunëtorëve për autorësinë e këngës “Bow Down” (lexo këtu).
Në “Zonë e lIrë”, reperi gjithashtu ka rrëfyer se mund t’i kthehet boksit të rrugës, për një ndeshje të fundit me një ish-kundërshtarin e tij, i cili e ka akuzuar se në ndeshjen e fundit, reperi ka bërë me hile.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.